Gjarpri tmerron pasagjerët në avion gjatë një fluturimi (Video)
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Kjo recetë është jo vetem e shëndetshme, por edhe e shijshme dhe shumë e lehte per ditët e nxehta të verës.
PËRBËRËSIT:
3 speca të kuq të mëdhenj
1 patëllxhan i madh
2 thelpinj hudhër të qëruar
2 lugë vaj ulliri
30 g margarinë vegjetale
1 qepë
1 lugë spec i kuq pluhur
1 lugë trumzë e grirë imët
200 ml salcë domatesh – jo me copa
2 lugë të vogla sheqer
750 ml lëng vegjetal i valuar (i përgatitur dhe me dado vegjetale nëse nuk keni kohë ta përgatitni vetë)
100 ml panë soje
kripë, piper
feta buke të thekura me spec të kuq pluhur
Përgatitja: Ndezim furrën në 200° C. Specat dhe patëllxhanët, të prerë në kubikë, i vëmë në një tavë me letër furre, duke i spërkatur me vaj ulliri dhe pak kripë. I pjekim për 20 minuta afërsisht ose derisa të shohim që janë zbutur. Perimet mund të piqen një ditë më parë. Pas kësaj kohe, qepën e grirë në copa jo shumë të vogla dhe hudhrat, i skuqim në një tenxhere të madhe me gjysmën e margarinës, për pak minuta, derisa të shohim që qepa është zbutur. Shtojmë specin e kuq pluhur dhe trumzën dhe e lëmë në zjarr edhe për 2 minuta të tjera. Shtojmë perimet e pjekura, sheqerin, lëngun e perimeve dhe salcën e domateve. E lëmë të ziejë në flakë të ulët për të paktën 20 minuta. Pas kësaj kohe, i grijmë me frulator bashkë me lëngun e tyre në tenxhere, aty ku janë, ose në blender. Shtojmë panën, margarinën që na ka mbetur, kripë e piper sipas dëshirës. I përziejmë me lugë druri dhe e shërbejmë menjëherë, duke e spërkatur sipër me spec të kuq pluhur, fara të ndryshme që keni ju dhe feta buke të thekura, të spërkatura me pak spec të kuq.
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Nga Denada Nako Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. &Cc...
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...