Kujdesi per trupin 30 Korrik 2022

A marrim ngjyrë në plazh nëse përdorim krem me SPF të lartë?

Kujdesi per trupin

Eshtë koha për plazh dhe të gjithë do të donim të merrnim pak ngjyrë. Nxirja e përsosur nuk është aq e lehtë për shumicën e njerëzve, por ka disa faktorë (përfshirë SPF-në tuaj) që duhet të keni parasysh përpara se të dilni e të merrni rreze.

Sa kohë duhet për t’u nxirë nga dielli?
Të gjithë kanë lëkurë të ndryshme që do të thotë se koha që na duhet për të marrë ngjyrë do të jetë e ndryshme.

Disa njerëz mund të marrin ngjyrë nga dielli brenda disa orësh dhe të tjerë priren të digjen nëse bëjnë banja dielli për të njëjtën kohë. Mënyra kryesore për të gjykuar përafërsisht se sa kohë do të duhet është duke ditur tonin e lëkurës tuaj.

Sipas faqes së internetit Reference, melanina është pigmenti që ndikon në ngjyrën e syve dhe flokëve të njerëzve dhe gjithashtu ndikon në lëkurën e tyre. Njerëzit me më pak melaninë kanë lëkurë më të zbehtë, e cila digjet më lehtë dhe ka më shumë gjasa të digjet – ata gjithashtu mund të kenë vështirësi për t’u nxirë, por kjo do të thotë që duhet të nxihen gradualisht me seanca të shkurtra.

Ndërsa, nëse keni më shumë melaninë në lëkurën tuaj, mund të merrni një ngjyrë më të errët në pak minuta/orë.Është e rëndësishme pavarësisht nga toni i lëkurës që të vendosni faktorin e duhur SPF për llojin tuaj të lëkurës.

A mund të nxiheni duke përdorur SPF50?
Përgjigja e thjeshtë është po, ju ende mund të nxiheni duke përdorur çdo faktor SPF qoftë 15, 30 apo 50+.

Mënyra se si funksionon SPF është se kremi kundër diellit vepron si një pengesë në mënyrë që vetëm një sasi e caktuar UV të depërtojë në lëkurën tuaj, por kjo është ajo që e bën ekspozimin ndaj rrezeve të diellit më të sigurt për ju.

Një SPF 30 filtron 96,7 për qind të rrezeve UV, ndërsa SPF prej 50 filtron 98 për qind – nuk ka një krem ​​kundër diellit që mund të garantojë 100 për qind përsosmëri. Pra, në thelb, ju do të nxiheni pa marrë parasysh se çfarë SPF përdorni.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor