Kujdesi per trupin
Nuk janë aspak estetike, shoqërohen me dhimbje të tmerrshme dhe nëse nuk i trajtoni në kohë mund të kthehen në një vatër inflamacioni dhe infeksioni mykotik. Po flasim për të çarat dhe plasaritjet në thembrat e këmbës, një prej problemeve më shqetësuese gjatë verës për shumë femra dhe meshkuj.
Në artikullin e sotëm, Living ju propozon një trajtim shumë efektiv të cilin mund ta bëni në kushte shtëpie në çdo kohë :
Përbërësit: 3 filxhanë çaji me qumësht dhe 3 lugë gjelle sodë buke. Për këtë trajtimi duhet përdorur qumësht i ngrohtë. Kujdes me temperaturën e tij, pasi nuk duhet t'u djegë këmbët. Shtoni qumështin në një legen të vogël dhe mbani këmbët brenda për 10 minuta. Hiqini për pak minuta dhe shtoni sodën e bukës. Me ndihmën e një furçe dhëmbësh fërkoni thembrat derisa të mbuloni plotësisht shputën dhe mbajini në qese për 30 minuta. Në fund lajini me ujë të vakët. Ky trajtim duhet përdorur për 2 javë me radhë derisa të vini re ndryshimet e para.