Shqiptarët nëpër botë 20 Korrik 2022

“Dikur nuk më lejonin të hyja në bar se më paragjykonin, sot e kam unë”, historia e shqiptarit të suksesshëm në Austri

Shqiptarët nëpër botë

Lulzim Fejzullahi është një emigrant shqiptar që jeton prej vitesh në Austri. Ndërkohë që vite më parë nuk e linin të futej nëpër bare pasi ishte shqiptar dhe i thoshin se mund të shkaktosh sherre, sot ai është pronar i disa kafeneve dhe një hoteli. 

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Lulzimi ka treguar të gjitha vështirësitë që ka hasur që nga fillimi deri më sot.

“Puna e parë që kam gjetur në Austri ka qenë pjatalarës. Nuk e kam ditur gjuhën. Nuk njihja askënd këtu. Kam qenë vetëm 17 vjeç kur kam shkuar në fillim në Austri. Në fillim kam jetuar në një shtëpi për azilantë. Aty kam mësuar gjuhën dhe kam filluar shkollën për turizëm.

Situata ka qene jo e lehtë për mua se isha shumë i ri në atë kohë. Babai nuk ka dashur të largohem, ia dola.

Unë kisha krejt plane të tjera dhe pronari i kafenesë më mori në tel dhe më tha duhet të bisedoj me ty. Më tha që ti je personi që duhet ta marrë këtë. Se këtu është një nga qytetet më të bukura në Austri se ka shumë natyrë, ka liqene. Unë kam edhe 3 lokale dhe një hotel. Te një nga kafenetë që kam, dikur nuk më kanë lejuar të futem brenda dhe më thanë që ti je shqiptar dhe bëni sherre”, u shpreh ai.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor