Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Siç kemi shkruar vazhdimisht në Living, pula, që të japë maksimumin e shijes duhet të shoqërohet me përbërësit e duhur në gatim por edhe në fazën e marinizmit. Më poshtë keni një recetë verore të saj...
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Koha e përgatitjes në total-30 minuta
Përbërësit për 2/3 persona:
4/5 gjokse pule në feta të holla
100 g domate qershiza
100 g djathë Scamorza i tymosur, i prerë në kubikë të vegjël ose djathë tjetër që shkrin
1 lugë djathë Parmigiano i grirë
pak rigon, disa kokrra ullinj të zinj pa bërthamë, kripë, piper
bukë e thekur, e grirë
Përgatitja:
Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C.
1. Në një tavë ku kemi spërkatur vaj ulliri vendosim fetat e mishit, domatet të prera në mes, djathin Scamorza, ullinjtë, rigon, kripë, piper, djathin Parmigiano dhe pak bukë të thekur të grirë. I spërkasim sipër me pak vaj ulliri dhe e vëmë tavën të piqet në furrë për rreth 25/30 minuta, por 4 minutat e fundit e vendosim tavën me funksionin grill sipër.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...