Tendencat e fundit te modes 14 Korrik 2022

Për në zyrë, plazh ose party, ja fustanet e bardhë të verës 2022

Tendencat e fundit te modes

Thuhet shpesh në botën e modës që të gjitha duhet të kenë të paktën një fustan të zi, por e njëjta gjë mund të thuhet edhe për fustanin e bardhë. I gjithanshëm dhe elegant në të njëjtën kohë, për verën 2022 është një domosdoshmëri për t'u veshur në çdo rast. Ngjyrë solide, elegante, "casual", i gjatë apo i shkurtër: përshtatet me stilin e të gjithave. Fustani i bardhë është shumë më tepër se një trend. Mund ta zgjidhni prej liri, pambuku etj, por ky fystan ngelet thelbësor dhe ja 5 rastet se ku mund ta vishni: 

Për në zyrë

Të zgjedhësh se çfarë të veshësh në mëngjes, në vapën e verës, është gjithmonë një sfidë. Një fustan i bardhë, me gjatësi midi dhe pëlhurë të freskët, është një zgjidhje sa e shpejtë aq edhe efektive. Modelet me fije vizatimi janë në trend për vitin 2022, duke rikrijuar rrudha interesante dhe duke e bërë pamjen më pak të zakonshme. Kombinoni gjatesite deri tek gjuri me sandale te sheshta apo baleta me maje.

Për mbrëmjen

Që e bardha është për ditën dhe e zeza për mbrëmjen është një koncept i vjetëruar. Pamja totale e bardhë mund të jetë po aq magjepsëse dhe në modë sa edhe pëlhurat me qëndisje ari ose teminat. Ka dy sekrete stili për një rezultat perfekt. E para është të fokusohesh tek njëngjyrëshja për të gjithë veshjen, duke përfshirë sandalet me taka dhe çantën. E dyta është të zgjidhni prerje më pak të zakonshme, me mëngë të fryra, funde mbështjellëse, dekolte apo të çara. Për të marrë një veshje të rafinuar, edhe pse shumë të thjeshtë.

Për plazh

Nëse destinacioni është Santorini i bardhë apo pemët shumëngjyrëshe të limonave në Capri, një fustan i bardhë nuk mund të mungojë në valixhen e verës. Me lino ose pambuk shumë të lehtë, fustanet e bardha mund të vishen mbi rroba banje në plazh, me një çantë kashte dhe këpucë të sheshta, si shapka, nallane etj. Qoftë me çantë krahu dhe sandale , për një aperitiv mbi rërë pasditeve të freskëta. 

Për ceremonitë dhe dasmat

Vera është gjithashtu, dhe mbi të gjitha, një periudhë dasmash dhe festash. Qoftë pagëzim, kungim apo, pse jo, dasmë, një model midi do të jetë shumë i bukur. Mund ta kombinoni  me ngjyra të ndezura, si jeshile apo rozë, për ta zbutur pak, apo me aksesorë nudo dhe bizhuteri, për një nuse moderne apo për raste më formale, përshtatet me çdo stil.

Për një drekë jashtë qytetit

Së fundi, mbeten të gjitha ato raste që nuk janë raste, në të cilat nuk kërkohet një kod i saktë i veshjes. Pavarësisht nëse është një drekë jashtë qytetit, një aperitiv në tarracë apo më thjesht një rrethanë në të cilën mund të demonstrosh klasin tënd. Me një siluetë të rafinuar, një jakë mandarine, pa mëngë, me plisa që shënojnë belin ose rripat e duhur: në këtë rast detajet bëjnë diferencën.

Ashtu si një kanavacë e pacenuar, fustani i bardhë ngelet baza perfekte për veshjet e paharrueshme verore.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor