Tendencat e fundit te modes 11 Korrik 2022

Të dukemi si VIP-at në plazh, rrobat e banjës që nuk duhet të mungojnë këtë verë

Tendencat e fundit te modes

Argëtimi i vërtetë i verës ndodh në plazh apo jo? Ata që tashmë i kanë marrë pushimet, me siguri e ka vënë re që "pasarela" e rrobave të banjës ka nisur.

Patjetër, edhe ju i keni gati pantallonat e shkurtra, mini fundet, por e dini që mbi të gjitha, të gjithë sytë i kanë te rrobat e banjës. Si çdo sezon të nxehtë, edhe këtë verë, kemi hedhur sytë te tendencat më të fundit të modës, por a e dini cili është modeli mbizotërues i kësaj vere?

Kush më shumë se Dua Lipa mund të na prezantojë tendencën e bikinit? ‘Cut-Out One-Piece’, kostumi i artistes së famshme, me një prerje në bel, i ka bërë vajzat që të kërkojnë shumë opsione të ngjashme.

Hailey Bieber, Camila Cabello, Ciara e shumë më shumë personazhe të njohur mund t’ju frymëzojnë me modelet e tyre, ama Dua sapo ka prezantuar tendencën që do të dominojë plazhin këtë verë.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor