
Fansat të shokuar nga ndryshimi i këngëtarit të njohur, ç'ka ndodhur me fytyrën e Liam Payne?
Liam Payne shokoi gjithë internetin, pasi u shfaq në tapetin e kuq të enjten e kaluar, me një fytyrë “të re”. Transf...
Koha kur jeni shtatzënë, mund të ndikojë në mbarëvjatjen e saj. Një shtatzëni mund të jetë më e sigurt në një kohë, por më e prirur ndaj rrezikut të abortit në njëkohë tjetër.
Në cilën kohë të vitit gratë shtatëzëna duhet të jenë më të kujdesshme?
Një zbulim i ri u bë nga një ekip shkencëtarësh amerikanë, të cilët zbuluan se rreziku i një gruaje për të abortuar ndryshon në varësi të stinëve. Hulumtimet nxjerrin në pah verën si periudhën më të rrezikshme për shtatzëninë. Ekipi shkencor që drejtoi studimin në fjalë, i cili zgjati 8 vjet, ndoqi rreth 6000 shtatzëni në Shtetet e Bashkuara.
Studiuesit përdorën të dhëna nga një program i vazhdueshëm i Institutit Kombëtar të Shëndetit që filloi në vitin 2013 për të rekrutuar gra që përpiqeshin të lindnin dhe t'i ndiqnin ato derisa të lindin. Rreziku i abortit lidhej me ekspozimin e lartë ndaj nxehtësisë. Studimi i ri zbuloi se rreziku i abortit, në Amerikën e Veriut, është rritur me 44 % në fund të gushtit në krahasim me fundin e shkurtit.
Doktoresha Amelia Wesselink, asistent profesor i epidemiologjisë në Universitetin e Shëndetit Publik të Bostonit, tha: “Ne zbuluam se rreziku i abortit, veçanërisht rreziku i abortit spontan ‘të hershëm’ para javës së tetë të shtatzënisë ishte më i lartë në verë."
Gratë në jug dhe perëndim të SHBA-së kishin më shumë gjasa të humbnin shtatzëninë në fund të gushtit dhe në fillim të shtatorit. Gjeografikisht, këto ishin rajonet ku muajt e verës janë më të nxehtë, duke përforcuar teorinë se ekspozimi ndaj nxehtësisë mund të jetë shkaku.
Liam Payne shokoi gjithë internetin, pasi u shfaq në tapetin e kuq të enjten e kaluar, me një fytyrë “të re”. Transf...
Duke filluar nga dita e djeshme kemi hyrë në shenjën e Dashit, një nga shenjat më të forta, punëtore dhe krenare të t&...
Parashikimet e zodiakut mund të mos besohen nga të gjithë, por duket se përgjithësisht pranohet se disa tipare u përkasin më...