Keshilla mode
Ta duash trupin tënd, sido që të jetë ai, sigurisht do t'ju bëjë të ndiheni më mirë dhe rehat me veten. Megjithatë, nuk ka asgjë të gabuar, të pranosh se jo domosdoshmërisht të pëlqen gjithçka te vetja.
Ndonjëherë, ne kemi disa pjesë që i konsiderojmë si "pikat tona të dobëta", prandaj dëshirojmë t'i fshehim pak më shumë, për të theksuar pjesë të tjera, të cilat ndoshta janë arma jonë e bukurisë.
Prandaj, më poshtë ju sjellim disa truke shumë të rëndësishme, që mund t'ju shërbejnë nëse mendoni se keni krahë jo shumë elegantë.
Vishni mëngët në pëlhura gjysmë transparente ose dantelle
Shmangni mëngët e gjera
Zgjidhni kanotiere me rripa të gjerë
Përdorni mëngët pak poshtë bërrylit, në avantazhin tuaj
Vishni gjithmonë diçka pa rripa
Vendosni varse të mëdha
Mos lini pas dore bluzet asimetrike
Vishni një dekolte V