A do mbetemi pa çokollatë? Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Agron Llakajn e kemi parë gjithmonë në rolin e aktorit të umorit, që na shkakton të qeshura pa fund dhe prej vitesh ndajmë me të mbrëmjet e fundjavës. Por, së fundmi ai ka qenë i ftuar në prograamin “Ditë pas dite”, ku ka ndarë detaje nga jeta e tij private dhe profesioni.
“Personazhi i xha Temes është në fakt gjyshi im. Ndërsa mënyra e të folurës dhe narrative që përdor te ai rol ja kam marrë babait tim. Babi im është artist në thelb, nuk mërzit kurrë asnjë njeri, do vetëm të dhurojë të qeshura”- tha aktori duke shtuar se për personaxhin e Anesë është frymëzuar nga mamaja dhe vjehrra. “Aneja është një përzierje mes vjehrrës time dhe mamasë. Një plakë e mirëfilltë jugu”.
Artisti gjithashtu foli edhe rreth situatës aktuale të artit dhe humorit në Shqipëri. Ai u shpreh se humori duhet të dominojë politikën në televizion. “Më mirë 10 spektakle humori se sa 100 emisione politike”.
Megjithatë, sipas Llakajt, edhe pse kemi një numër të konsiderueshëm të programeve dedikuar humorit, mungon një format gjigant. “Për kaq sa jemi, si popull dhe vend, kemi shumë spektakle humoristike dhe prapë nuk kemi një gjigant personifikues”.
Ndër të tjera ai ka folur edhe për jetën e tij private, duke veçuar momentin më të vështirë që ka përjetuar. “Vitin e kaluar në muajin nëntor më vdiq motra e madhe, në moshën 65 vjeçare për shkak të Covid19. Ishte periudha më e vështirë në jetën time. Dy ditë pas vdekjes së motrës dola në skenë për të dhuruar të qeshura. Me dukej sikur Zoti me vendosi në tel të provës se sa mbaja”, - tregoi aktori me lot në sy.
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Çiljeta ka dhënë më shumë detaje nga jeta e saj personale, ku dhe ka folur për fëmijët e saj. Këngëtarja ...