Si të visheni për Pashkë, disa kombinime që duhet t'i provoni menjëherë
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Supermodelja Gigi Hadid po guxon me grimin e verës 2022, duke aplikuar në fytyrë gurë të kristaltë, perla apo edhe diamantë të rreme, njëlloj si në pasarelën e Dior Cruise 2022 dhe në Festivalin Coachella.
Këta kristale të vegjël me shkëlqim i japin make-up-it një pamje ëndërrimtare dhe boho-chic. Gigi Hadid dhe look-u i saj ibukurisë me gurë të çmuar në fytyrë këtë verë bëhen protagoniste të make-up-it, që shkëlqejnë në sy.
Edhe supermodelja Gigi Hadid u magjeps nga ky grim i syve, i cili duhet të jetë në nuancat e kuqe, rozë dhe e bardhë perle. Krijuar nga grimieri Patrick Ta, grimi i modeles është një triumf i shkëlqimit.
Perlat aplikohen në këndin e brendshëm të syrit për t'u ngjitur drejt rrudhës së qepallës, duke krijuar një lloj harku që i jep syrit një pamje më të hapur.
Në bazën e grimit të syve, një rimel rozë pak sfumim dhe qerpikë fals të pozicionuar me mjeshtëri vetëm në pjesën e fundit të syrit. Më në fund, vetullat lihen natyrale, të krehura lart.
Lëkura duhet të duket e shndritshme dhe e nxirë paksa nga dielli.
Mollëzat theksohen me një përzierje të efektit blush me ngjyrat e tokës dhe diellit.
Një tjetër trend që konfirmohet për verën e 2022 është buzëkuqi i kuq që është – më në fund – protagonist.
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...