Keshilla mode
Eva Longoria është një “Afërditë e vogël” e vërtetë duke pasur parasysh se është e gjatë vetëm 157 centimetra. Aktorja ka qenë gjithmonë simbol i feminitetit dhe bukurisë dhe shumë zonja shtatshkurtra pëlqejnë të kopjojnë stilet e saj, sepse ajo gjithmonë di të theksojë me profesionalizëm atributet që i ka falur natyra.
Pas lindjes në vitin 2018, ajo iu përkushtua seriozisht pamjes së saj. Filloi aktivitet të fuqishëm fizik dhe korrigjoi dietën e saj dhe rezultati nuk mungoi, aktorja e njohur duket në formë të shkëlqyer fizike.
Ajo gjithmonë ka treguar se di të përshtatet me veshjet e modës, ndaj ka përdorur një truk të vogël në promovimin e serialit të ri “Gordita Chronicles”.
Eva zgjodhi një komplet lëkure ngjyrë jargavani, i përbërë nga një fund pencil i ngushtë me bel të thellë, një xhaketë të stiluar mirë dhe një top interesant që tërhoqi vëmendje të veçantë.
Ky model fundi nuk u bën lajka zonjave shtatshkurtra, por ky kombinim Evës i rri shumë mirë. Eva Longoria fitoi njëzet kilogramë gjatë shtatzënisë. Megjithatë, ajo nuk nxitoi menjëherë për të humbur peshë, pavarësisht presioneve që pësoi si personazh publik.