Make up
Nëse ndiheni rehat pa makeup dhe mund ta shmangni grimin gjatë verës, do të ishte gjëja më e mirë që mund t'i bëni lëkurës suaj.
Por nëse bëni pjesë tek ato gra e vajza që përpiqen të përshtatin truke për makijazh sa herë ndryshon klima, atëherë për këtë verë kemi një sugjerim për ju.
Mënyra më e lehtë për të bërë grim është t'i mbani gjërat të thjeshta, por të guximshme. Pikërisht këtu hyn edhe eyeliner-i i jashtëm.
Sekreti është të bëni dy vija të holla, një në kapakun e syrit dhe një në pjesën e poshtme, si në foto. Sigurohuni që të ruani një hapësirë në mes. Gjithashtu vendosni një korrektor në mënyrë strategjike për ta bërë lëkurën të duket si më e ngritur. Dhe një buzëkuq në ngjyrën nude në buzë, është mënyra më perfekte për grimin e kësaj vere. /Living