Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Në një kohë kur Meghan Markle dhe princ Harry kanë hapur dyert e shtëpisë së tyre madhështore për "Netflix", princi William dhe Kate Middleton kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve mbrëmjen e djeshme në Londër. Çifti i dukëve të Cambridge parakaluan në "Leicester Square" me rastin e premierës së filmit "Top Gun: Maverick" dhe sigurisht që sytë e të gjithëve ishin mbi dukeshën e Cambridge.
E veshur me një fustan të gjatë të zi me shpatulla të zbuluara, mamaja e tre fëmijëve dukej si një yll i vërtetë Hollywood-i në krah të Tom Cruise, i cili si një kavalier i vërtetë i zgjati dorën teksa po kapërcente një shkallë dhe u pa disa herë duke buzëqeshur me të.
William nga ana tjetër u spraps për disa sekonda duke u lënë "skenën" të dyve. Sipas ekspertëve të gjuhës së trupit të kontaktuar nga "Express", ky veprim i tij, shoqëruar me kafshimin klasik të buzëve, tregon që edhe mbreti i ardhshëm e kupton që në disa raste duhet të tërhiqet.
Nuk është hera e parë që William dhe Kate kalojnë në tapetin e kuq të premierës së një filmi. Shtatorin e kaluar, për shembull, së bashku me princin Charles dhe Camilla-n, ata morën pjesë në prezantimin e filmit më të fundit të James Bond, "No Time To Die", në "Royal Albert Hall". Edhe atëherë Kate, me fustanin e saj të artë vezullues të denjë për një yll Hollywood-i, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...