Eni Shehu: Arbana shtrigë, të nxinte jetën!
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Këto janë disa shenja, të cilat shfaqen para mungesës së menstruacioneve, dhe nuk bëhet fjalë për dhimbje gjoksi e as të përziera. Ka disa simptoma të pazakonta të shtatzënisë që mund të ndodhin edhe para mungesës së menstruacioneve.
Një test shtatzënie zbulon hormonin e shtatzënisë, beta HCG, në urinë. Fillon të sekretohet që nga momenti kur veza e fekonduar ngjitet në murin e mitrës. Përveç mungesës së menstruacioneve, dhimbjes së gjoksit, dëshirave të çuditshme për ushqim, ka disa shenja që do t’ju tregojnë se është koha për të bërë një test shtatzënie.
1. Ngërçe/spazma të çuditshme në stomak
Mund t'ju duket e pabesueshme, por këto ngërçe mund të shfaqen pikërisht kur ndodh implantimi, pak para menstruacioneve. Ndonjëherë mund të shoqërohet edhe me gjakrrjedhje të lehtë.
2. Shija e metanit në gojë
Për shkak të sasisë më të madhe të estrogjenit dhe progjesteronit që sekretohen, mund të shfaqet një shije krejtësisht e ndryshme dhe e çuditshme në gojë. Do t'ju duket sikur mbani monedha metalike në gojë.
3. Aroma shumë intensive
Edhe pse duket e çuditshme, shumë gra kanë një ndjesi të shtuar të nuhatjes gjatë shtatzënisë. Estrogjeni është përgjegjës për përjetimin më të fortë të këtyre ndjenjave.
4. Jeni më e relaksuar se zakonisht
Besojeni apo jo, kjo mund të jetë një simptomë e shtatzënisë. Duke qenë se ndodh çlirimi i hormonit relaksinë, nëse praktikoni joga ose Pilates, do të vini re se shtriheni shumë më lehtë dhe më mirë. Ky hormon sekretohet ndërsa trupi përgatitet për lindjen e fëmijës.
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Historia e një italiani që kaloi nëntë muaj duke jetuar në një aeroport mund të tingëllojë paksa si komploti i fi...
Ka disa hapa shumë të thjeshtë për të pastruar syzet apo ekranin e celularit në mënyrën e duhur, nuk është n...