Kuriozitete 14 Maj 2022

Ju kanë vonuar menstruacionet dhe keni siklet? Ja disa mënyra si të stimulonii ardhjen e tyre

Kuriozitete

Nëse cikli menstrual ju vonohet disa ditë dhe jeni të sigurta se kjo nuk është një shtatzëni, me siguri ndieni shumë siklet. Por a mund të bëhet stimulimi i tyre? Për të mos lejuar që vonesa të vazhdojë shumë gjatë, mund të përdorni një gamë të tërë strategjish.

Cilat ishin mënyrat që dikur gratë përdornin për ardhjen e menstruacioneve, kur ato kishin vonuar?Ka ilaçe bimore enkas për këtë gjë, por edhe mënyra apo stile jetese që ju ndihmojnë pa dyshimin më të vogël. Këtu janë disa prej tyre, ndër më efikaset në fakt!

Ne duhet të kemi në tryezë ushqime të pasura me fitoestrogjene, si tërfili i kuq, lakra, selinoja, majdanozi, të pasura me apiolo një substancë që stimulon kontraktimet e mitrës dhe lejon që të fillojë cikli. Pastaj ka çajra që duhen pirë: si ai i boronicës, koperit etj. Gjithashtu mund të përdorn ilaçin tradicional kinez, duke përdorur Dong quai ose Angelica sinensis. Është një tonik që vepron drejtpërdrejt në aparatin seksual të femrës. Është gjithashtu i dobishëm në rastet e sindromës premenstruale.

Përpiquni të mbani një shishe me ujë të ngrohtë në bark para ciklit ose b%ni një dush me ujë të ngrohtë.

Bëni gjysmë ore aktivitet fizik çdo ditë ose një shëtitje të këndshme për të stimuluar ciklin, sepse aktiviteti fizik promovon qarkullimin e gjakut dhe rrit metabolizmin, kështu që të gjitha këto na japin një shtysë të mirë drejt stimulimit të ardhjes së periodave.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor