Showbiz 13 Maj 2022

Moderatorja e njohur tregon momentin e frikshëm gjatë lindjes "Lunës iu mbështoll kordoni rreth qafës dy herë"

Showbiz

Pas një shkëputjeje të gjatë nga ekrani, Ermira Çausholli u rikthye nëntorin e 2020-s me një program dedikuar vajzave e grave, ku shpehherë kemi parë të rrëfehen disa prej personazheve më të njohura të ekranit dhe politikës. Ditën e djeshme ishte radha e Ermirës të fliste për veten para kamerave në një intervistë tejet të veçantë, pasi kësaj here nuk ishte vetëm, por me katër vajzat e saj. Përveç planeve në ekran, Çausholli tregoi për herë të parë një moment të vështirë nga salla e lindjes që me siguri e kanë kaluar edhe gra të tjera.

"Lindja e Lunës ka qenë më e vështira. Ndoshta s’e kam treguar ndonjëherë. Ky mund të jetë moment i shumë grave që lindin fëmijë në mënyrë natyrale. Ishte çdo gjë krejt normale dhe vetëm në ditën e lindjes Lunës iu mbështoll kordoni rreth qafës dy herë. Kjo nuk ishte parë në eko, ndoshta gjatë lindjes, në momentet e dhimbjes, diçka, nuk e di ç’kishte ndodhur dhe Luna një fëmijë i madh për trupin tim, e lëvizshme. Ka qenë një mami, mbaj mend, e cila më ka dhënë një forcë të jashtëzakonshme. Në moment ata e kuptuan që ishte një problem i tillë, unë i pashë të shqetësuara dhe më thotë 'Duhet të bëhesh tani e fortë që të shpëtojmë bebin'. 'Është mirë në këtë moment që flasim?' i them, 'Është shumë mirë, na duhet ndihma jote'.

Shumë nëna që i kanë lindur fëmijët vetë, ma kuptojnë këtë moment. Në momentin që vjen instinkti për të lindur, mamia më thoshte, “ke dhimbje tani?”, unë i thoja “po”, “do ndalosh instinktin e lindjes së fëmijës, nuk do sforcohesh, nuk do shtysh”. Ishte gjëja më e tmerrshme e mundshme që ti të mundje instinktin. Unë, e lodhur nga dhimbja, duhet të shtyja në momentin kur nuk kisha dhimbje, kjo u bë për 3 ose 4 herë derisa Luna lindi. E bukura e dheut, nuk qau që në fillim, se e ruante zërin për të kënduar. Shumë profesionistë mjekët e ‘Koço Gliozheni’. Mamia e mori me një shpejtësi që s’ta shpjegoj dot, e hoqi dy herë atë, e fërkuam pak te kurrizi dhe Luna filloi të qajë. Këtë kujtoj si vështirësi të atij momenti, por që ia dolëm”.-përfundoi ajo.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor