Bukuria 12 Maj 2022

Këto produkte të Channel do t'ju bëjnë të dukeni rrëzëllitëse këtë pranverë-verë

Bukuria

Nëse ti nuk ke vendosur ende se si do të jetë luku yt këtë pranverë-verë 2022, na lejoni t’ju tregojme se si mund të dukeni me make up nga Chanel:

Dielli mesdhetar, deti i pafund, aroma e luleve të portokallit dhe e livandës së freskët, arkitektura e një vile të thjeshtë, tërheqëse dhe paqësore, kjo është pranvera dhe vera me Chanel.

Në vitet 1920, Gabrielle Chanel ndërtoi një shtëpi dhe e mbushi me referenca private: pesë dritare mbi derën e përparme në homazh të numrit të saj të preferuar 5, një banister i frymëzuar nga Aubazine, vendi ku ajo u rrit, dhe një yll i madh mbi shtratin e saj, që simbolizon magjepsjen e saj me yjësitë.

Mademoiselle i dha kësaj strehe, një pushim të vërtetë nga jeta e vrullshme e Parisit dhe I dha një emër: La Pausa. Ky ishte vendi ku stilistja u çlodh për më shumë se 20 vjet.

Koleksioni Pranverë-Verë 2022 u frymëzua nga bukuria e kësaj vile legjendare. Drita e La Pausa, e dashur për Mademoiselle, është tema qëndrore që udhëhoqi Studion e Krijimit të Makeup-it të CHANEL.
Ngjyrat natyrale dhe rrezet e diellit që rrethojnë vilën janë në qendër të këtij koleksioni. CHANEL gjithashtu ka përfshirë shpirtin e relaxit të “La Pausa” në koleksion e ROUGE COCO BAUME, një balsam buzësh hidratues që ka të gjitha cilësitë e një buzëkuqi.



Lëkura në buzë, e cila është jashtëzakonisht e hollë dhe nuk ka një shtresë mbrojtëse natyrale, kërkon kujdes të veçantë. ROUGE COCO BAUME i bën buzët të duken të bukura ditë pas dite me ndihmën e Olive Oleoactive, një përbërës i ri aktiv i prodhuar posaçërisht për CHANEL nga jehona e pemëve te ullirit qindra vjeçarë të La Pausa.
Është në zemër të Detit Mesdhe, në ishullin e Sardenjës, ku lulëzojnë pemët e ullirit të përzgjedhur nga CHANEL Research.

Rrjedh nga gjethet dhe frutat e pemëve të ullirit. Oleoactive përftohet përmes një procesi të patentuar*, të qëndrueshëm të quajtur oleo-eko-ekstraksion. Me një përqendrim të lartë të polifenoleve dhe omega-9, ky përbërës aktiv ekskluziv ofron mbrojtje antioksiduese gjatë gjithë ditës. Për të ofruar kujdes të plotë për buzët, ROUGE COCO BAUME kombinon një përbërës aktiv hidratues, gjalpë shea dhe tre dyllra bimorë, përbërësi kryesor i linjës ROUGE COCO. Formula e saj e mëndafshtë rrëshqet mbi buzë dhe i mban ato të hidratuara gjatë gjithë ditës.

Krijimet e koleksionit të grimit të syve janë të mbushura me nuancat e buta dhe të ndriçuara, frymëzuar nga dielli që rrethon vilën La Pausa. Një version unik i ri i “LES 4 OMBRES” përmban motivin “rreze dielli” dhe nuancat mbështjellëse të vilës.

Ai përfshin një ngjyrë kafe kaki që të kujton pemët e ullirit në kopsht, shoqëruar nga nuancat ari dhe bakri që ndjellin rrezet verbuese të diellit në Côte d'Azur. Kjo i bën sytë të shkëlqejnë në mënyrë natyrale.
Kjo linjë ka disa versione:

LES 4 OMBRES – MÉDITERRANÉEN

1. Ngjyrë platin i ylbertë
2. Ngjyrë ari e theksuar
3. Ngjyrë bakri në bezhë
4. Ngjyrë kafe kaki
OMBRE PREMIÈRE LAQUE - Lumière - një ngjyrë bezhë metalike prej ari



Dy krijimet ekskluzive BLUSH LUMIÈRE, të dizajnuara në nuancat e rozës si koral dhe kafe, ngrohin lëkurën dhe e lënë atë të shkëlqejë.
Nuanca korale është ideale për t'u dukur sa më bukur gjatë ditës, ngjyra kafe për një pamje të guximshme dhe elegante. Për një pamje të plotë dhe të bukur, BAUME ESSENTIEL ndriçon në mënyrë delikate fytyrën tuaj, duke krijuar efektin e një drite të dhuruar nga dielli. Nuanca e saj rozë si korale, I jep jetë mollzave tuaja dhe një shkëlqim natyral e të shëndetshëm. Fytyra duket rrezatuese dhe e ngrohtë.

Nuk duhen lënë pas as ngjyrat e duhura për këtë sezon prandaj po ju tregojmë se cfarë ka menduar Chanel për këtë:

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor