Shqiptarët nëpër botë 26 Prill 2022

Njihuni me Fashion Laerta, yllin shqiptar që po pushton brand-et ndërkombëtare

Shqiptarët nëpër botë

Nga Santana Çomora

Do ishte viti 2016 kur u njoha për herë të parë me një fëmijë të vogël, vetëm 4 vjeç e gjysëm që modën dhe pasionin për të e kishte si ushqimin që merrte përditë, lexoni Little Fashion Laerta.

Sot, kanë kaluar rreth 6 vite e Laerta e vogël nuk është më një vogëlushe, por një vajzë e rritur që aspiron për të kapur pasarelat ndërkombëtare. Ajo jeton prej vitesh në Londër ku dhe po arsimohet për të vazhduar studimet e saj.

Nuk ka pak ditë që ajo është bërë Brand Ambassador i një prej markave më të njohura për fëmijë të moshës nga 2-16 vjeç Monnalisa, një brand ku ndërthur bukur ngjyrat, prerjet dhe komoditetin e veshjeve të një fëmije që prej vitit 1968. Sot, Laerta  numëron rreth 1.5 milionë ndjekës në faqen e saj në Instagram. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Laerta (@fashion_laerta)

Sipas, medieve të ndryshme ajo është cilësuar si një fenomen në rritje, ndaj dhe brand-i i njohur, që deri tani ka patur bashkëpunime dhe me blogeren e njohur Chiara Ferragni ka sjell një koleksion kapsulë dedikuar 11 vjeçares shqiptare. 

Gjatë këtij rrugëtimi të ri ajo po përjeton kënaqësinë e momentit dhe është gjithmonë në kërkim të sfidave të reja, duke u perfeksionuar e duke kërkuar rrugë të reja në këtë fushë. 

Në intervistën ekskluzive për revistën Living, realizuar 6 vite më parë, ajo shprehej " Të bësh modë që kur je ende fëmijë, ndërkohë që nuk je shkëputur ende nga bota e përrallave, llastimeve dhe dëshirave, do të thotë t’i kesh kapërcyer pak a shumë këto sjellje dhe të përqendrohesh më shumë tek ideja e ekspozimit. Por për Laertën, vogëlushen tre vjeç e gjysmë nga Durrësi, moda është baras me një lojë, me një kukull më shumë, apo qoftë dhe me një film të animuar.

Sigurisht, shija e saj fëmijërore për të bukurën e kultivuar nga e ëma, nuk mund të gabonte: si të gjithë ne që pëlqejmë look-un e ndryshueshëm të saj, ajo përzgjodhi këngëtaren e njohur dhe ikonën e modës shqiptare Jonida Maliqin, e cila e priti me një dashamirësi dhe kënaqësi të veçantë faktin se të dyja do të ishin pjesë e një shërbimi fotografik.

Ato paraqiten së bashku, me nga një jelek lëkure, pantallona treçerekëshe të zeza, bluzë të njëjtë, kambale dhe me kapelë në një stil rroku. E kënaqur që dëshira e saj u plotësua dhe takoi idhullin e saj të modës, Laerta na dhuroi një shërbim fotografik fantastik. Është shumë shpejt të thuhet nëse ajo do të vazhdojë të jetë pjesë e kësaj bote, pasi zgjedhja do t’i takojë asaj me rritjen në moshë, por gjithsesi, mundësia që i dha revista Living dhe kënaqësia që morëm të gjithë atë ditë, do t’i mbetet një kujtim mjaft i bukur.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor