Gjarpri tmerron pasagjerët në avion gjatë një fluturimi (Video)
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Problemi më i shpeshtë i gatimit të salmonit është se mund të thahet më shumë nga ç’duhet dhe në fund të rezultojë jo i shijshëm. Nëse përdorni recetat e duhura, do të ndryshoni mendim për këtë peshk të shëndetshëm.
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Përbërësit për 4 persona:
● 4 fileta salmon i freskët
● 8 lugë vaj ulliri
● 4 lugë kafeje salcë soje
● 4 lugë lëng portokalli
● 4 lugë lëng limoni
● fara susami
● kripë
Përgatitja:
Ndezim furrën me 190°C.
1.Në një tas përziejmë vajin, lëngun e limonit, lëngun e portokallit dhe salcën e sojës.
Shtojmë pak kripë sipas shijes që preferoni.
2. Spërkasim me pak kripë peshkun, e lyejmë me fara susami duke i ngjeshur mirë ato me dorë që të ngjisin te peshku. I vëmë filetat në një tavë të lyer me pak vaj ose me letër furre dhe i lyejmë me salcën e mësipërme (lëmë pak salcë për ta shërbyer). E pjekim në furrë për 30 minuta ose dhe më shumë, sipas dëshirës suaj, por varet dhe sa të trasha janë filetat e peshkut. E shërbejmë me pak nga salca që përdorëm për ta lyer sipër.
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. Çaji mund t'j...
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...