Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Një levrek me shije tjetër. Pjekja është e njëjtë me atë klasiken, duhet të shtoni vetëm erëzat, parmixhanin dhe domatet. Mos u trembni nga përbërësit e shtuar, provoni shije të reja! Edhe një sekret, nëse peshku nuk është i freskët, i freskët, aroma e erëzave do t’i mbulojë të gjitha gjurmët.
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Përbërësit për 4 persona:
● 4 levrekë ose peshk tjetër sipas dëshirës ● bukë e thekur e grirë ● Parmigiano i grirë ● kripë, piper sipas nevojës ● borzilok ● domate qershiza ● vaj ulliri ● hudhër
Përgatitja: Ndezim furrën me 180°C.
1.Në një tigan ngrohim 2-3 lugë vaj ulliri me një thelb hudhër. Sapo vaji të jetë nxehur, shtojmë domatet të ndara në mes dhe i skuqim dhe këto për 2-3 minuta me flakë të lartë. I kriposim dhe i lëmë mënjanë.
2.Në një tas përziejmë djathin e grirë, bukën e thekur të grirë duke pasur parasysh që për dy lugë bukë të thekur do të hedhim 1 lugë djathë të grirë. Shtojmë borzilok të freskët të copëtuar me dorë, 2-3 lugë vaj ulliri dhe i përziejmë mirë me dorë. Mbulojmë me to filetat e peshkut, të cilat i kemi vënë në tavë të lyer me vaj ulliri ose me letër furre dhe i kemi rregulluar më parë për kripë e piper.
3.I pjekim në furrë për 30/35 minuta ose derisa të kenë marrë ngjyrë. I shërbejmë të vakëta me domatet e skuqura.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...