Këngëtari i njohur grek, Dimitris Kokotas pëson arrest kardiak
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...
E lindur në vitin 1910 në Oltre il Colle, në provincën e Bergamos, Angela Tiraboschi dje mbushi 112 vjeçe. Ajo është gruaja më e vjetër në Itali të cilën ndryshe e quajnë "gjyshja e Italisë".
Sekreti i saj, siç thotë edhe ajo vetë, janë ushqimet e lehta të shoqëruara me një gotë verë. Nuk pi duhan dhe s'ka stres. Dhe mbi të gjitha e konsideron çdo ditë të jetës si një dhuratë.
Gjyshja e Italisë e festoi ditëlindjen në shtëpinë e saj në via Coghetti, Bergamo, bashkë me katër fëmijët e saj, Maria, Roberto, Luciana dhe Pietro, nga 70 deri në 80 vjeç dhe me të afërm të tjerë", siç shkruajnë mediat vendase.
“Më kujtohet mirë Lufta e Parë Botërore, por isha e re. Më kujtohen mirë edhe gjithë jeta në Val Serinë, njerëzit, shëtitjet në pyll. Gjithçka që ha, edhe nëse pak, mundohem të ha sa më lehtë. Këshilla ime për të rinjtë? Jini gjithmonë të sinqertë", - tha gruaja më jetëgjatë në Itali që është ende jashtëzakonisht e kthjellët nga mendja.
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...