Santa Style 31 Janar 2022

Çantat e punuara me dorë të Inës, aksesorët që flasin me gjuhën e elegancës dhe optimizmit

Santa Style

Nga Santana Çomora

Çantat janë bizhutë më të bukura për femrat. Ashtu si këpucët, edhe çantat janë aksesori që na bëjnë të ndihemi më të sigurta.
Ndonëse çantat kanë lindur si nevojë e burrave, të cilat paratë e tyre i mbanin në këto të fundit, rreth viteve '30-të çanta u be objekti kryesor femëror duke marrë trajtën e elegancës së vërtetë.
Termi çantë u përdor për herë të parë në shek. XIII dhe vjen nga greqishtja që do të thotë lëkurë e sot në shekullin e 21-të, ajo vjen sot në të gjitha materialet, modelet, e format. Kohët e fundit, shtëpitë më të mëdha të modës kanë propozuar çantat e punuar me dorë, duke u shndërruar në kryefjalë të trendeve të momentit.


Në këto kohëra ku moda çdo ditë e më shumë ecën me hapa galopante Ina Pavkaouids ( Pavlakudhis ) vajza nga Tirana, por që jeton në Këln të Gjermanisë nisi të punonte pikërisht këto çanta, të cilat më pas filluan të shiten në disa nga dyqanet më në zë të qytetit.

Ndër vite, Ina ka krijuar një koleksion të mahnitshëm të çantave duke i shndërruar ato në must të garderobës së çdo femre dhe duke marrë porosi të shumta e duke na i sjell në vëmendje edhe njëherë çantat e punuar me dorë si dikur. Të mbajtura në dorë, apo në sup dhe të plotësuara me akesorë të ndryshëm, çantat e punura me dorë janë prekja magjike për këtë sezon.

Ato janë lehtësisht të kombinueshme dhe nuk kanë nevojë për stinë. Mund të përdoren si në dimër, ashtu edhe në verë dhe mbi të gjitha mund të mbahen si gjatë ditës, ashtu edhe për një aperitiv.

Pothuajse të gjitha çantat flasin me gjuhën e një elegance bashkëkohore dhe shprehin një stil jete, të pasur me ngjyra e optimizëm. Por, Ina nuk e ndal fantazinë e saj… duke vazhduar të punoj edhe aksesorë të tjerë si shaje, kapuç dhe veshje e duke projektur idera të reja në fushën e modës.

 

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor