Albano Bogdo : Vajzat më duan se jam i pasur, ndaj kam 4 vite single dhe mendoj se do qendroj beqar
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Si pasojë e temperaturave të ulëta në ditët në vijim, Ujësjellës Kanalizime Tiranë, ka njoftuar qytetarët për marrjen e disa masave parandaluese për mbrojtjen e sistemit të brendshëm të rrjetit ujësjellës.
Sipas UKT duhet të tregohet kujdes për tubacionet/ instalimet brenda pronës tuaj, përfshirë këtu edhe ujëmatësit. UKT sugjeron që në katet përdhese, ku tubacionet e furnizimit me ujë, janë më shumë të ekspozuara me ambientin jashtë dhe mundësitë e rrjedhjes janë potenciale dhe të merren masa duke i mbuluar apo izoluar për të arritur një mbrojtje optimale.
Njoftimi i UKT:
Njoftim i rëndësishëm !
Si pasojë e temperaturave të ulta në ditët në vijim, Ujësjellës Kanalizime Tiranë, njofton të gjithë qytetarët e Tiranës për marrjen e disa masave parandaluese për mbrojtjen e sistemit të brendshëm të rrjetit ujësjellës, përfshirë dhe matësat e ujit, në mënyrë mos dëmtimin e tyre si pasojë e kushteve atmosferike.
Lutemi të tregoni kujdes për tubacionet/ instalimet brenda pronës tuaj, përfshirë këtu edhe ujëmatësit.
Rikujtojmë të gjithë qytetarët se janë ata përgjegjës për mbrojtjen e tubave të ujit dhe të ujëmatësve (të brendshëm ose të jashtëm, në afërsi të banimit), nga ajri i ftohtë.
Sygjerojmë që në katet përdhese, ku tubacionet e furnizimit me ujë, janë më shumë të ekspozuara me ambientin jashtë dhe mundësitë e rrjedhjes janë potenciale, ju lutemi të merrni masa duke i mbuluar apo izoluar për të arritur një mbrojtje optimale.
Për çdo problematikë lutemi të sinjalizoni në numrin tonë të gjelbër 08004488, gjithashtu edhe në Pikat UKT më të afërta në zonën tuaj të banimit.
Inxhinierët tanë dhe specialistët e terrenit janë në gatishmëri të plotë në shërbimin tuaj!
Së bashku kalojmë çdo vështirësi!
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...