“VALENTINO” nën një udhëheqje të re: Alessandro Michele i “Gucci”-t i bashkohet gjigandit tjetër italian
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Lakrori është një recetë gatimi tradicionale shqiptare e Shqipërisë së mesme dhe të jugut. Në këtë recetë gatimi do mësoni si të përgatisni lakror Devolli ( krahinë e Korçës ). Kjo recetë shoqërohet me kos ose dhallë.
PËRBËRËSIT: 500 g miell, pak kripë, pak sodë buke, pak vaj, 2 qepë, 2 speca jeshilë dhe 3 domate mesatare.
PËRGATITJA: Zemë brumin dhe e lemë të pushojë 15 – 20 minuta. Bëjmë mbushjen sipas dëshirës ose si kam vepruar unë. Marim 2 qepë, 2 speca jeshilë, 3 domate mesatare, i grijmë imët dhe skuqim qepën bashkë me to sa të fillojnë te zverdhen pastaj hedhim domatet, i skuqim dhe pak dhe i hedhim pak ujë, pak kripë dhe e lemë të ziejë rreth 20 minuta. Marim brumin, e ndajmë në dy pjesë, pjesa lart do pak më shumë brumë se do hapet peta më e madhe, hapim petën poshtë sa masa e tepsisë dhe e shtrojmë në tepsi të lyer me pak vaj, hedhim mbushjen pastaj hapim petën tjetër më të madhe në mënyrë që të mblidhet pak, e pjekim në furrë rreth 15 minuta. Kur ta nxjerim nga furra ashtu të nxehtë e lyejm me gjalpë, pastaj e mbulojmë me një tepsi tjetër më të madhe në mënyrë qe avulli ta mbaj lakrorin të butë.
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...