Reperi me origjinë shqiptare Sin Boy dhunohet live në TikTok
Reperi me origjinë shqiptare, Sin Boy, teksa po performonte “live” në profilin e tij TikTok është dhunuar në mënyr&e...
Janari është ndoshta një nga muajt më të vështirë të vitit, pasi është një rikthim i shpejtë në normalitet pas një muaji që konsiderohet si shumë festiv. Pasi kalon kohë me miqtë dhe familjen, janari dhe rikthimi i papritur në punë vijnë shumë shpejt. Është krejtësisht normale të ndiheni të lodhur këtë muaj, qoftë edhe nga moti apo jeta e përditshme.
E Hëna Blu është një ditë e shënuar çdo vit sipas një ekuacioni që e nxjerr këtë ditë, si më dëshpëruesen të vitit. E hena blu është e hëna e tretë e janarit të çdo viti. Ky term u njoh për herë të parë në në vitin 2005 kur Sky Travel përdori një ekuacion për të llogaritur se cila ishte dita më e trishtuar e vitit.
Ekuacioni i tyre bazohej në elementë si moti, gjendja e parave, periudha pas Krishtlindjeve, motivim etj., dhe rezultoi që dita me e trishtuar ishte e hëna e tretë e janarit, e cila u quajt dhe e hëna blu. Megjithatë, që atëherë, ka patur neuroshkencëtarë dhe matematikanë apo skeptikë të përgjithshëm të cilët nuk e shohin ekuacionin si diçka që duhet besuar.
A duhet të besoni realisht tek e hëna blu?
Në fakt ka diçka të vërtetë në këtë ekuacion. Kjo pasi është e lehtë të jesh i trishtuar gjatë gjithë muajit janar dhe jo vetëm këtë të hënë. Pas heqjes së zbukurimeve, pemës së Krishtlindjeve etj, është krejtësisht e natyrshme që të ndihesh i mërzitur. Moti po ashtu luan një rol të rëndësishëm. I ftohti para Krishtlindjeve dukej tërësisht në sinkron me festat, ndërsa tani është thjesht i ftohtë që të ndikon në humor.
Si mund ta shmang të hënën blu?
E përse duhet ta shmangni kur mund ta bëni thjesht një të hënë të bukur. Mund të dilni të festoni me miqtë, ose të bëni diçka që e pëlqeni, qoftë kjo një ushtrim apo një shëtitje ose mund të shkoni në kinema. Ditët e hëna në përgjithësi nuk janë kurrë më të mirat e javës. Për të qenë të sinqertë, fillimi i javës nuk shoqërohet zakonisht me argëtim dhe të qeshura. Por mund të provoni të ndryshoni diçka. Psh. kur zgjoheni në mëngjes ta shikoni si fillimin e një jave të re. Shkoni në punë dhe mendoni se çfarë mund të bëni të veçantë në mbrëmje. Gjëja më e mirë që duhet bërë është tam bash veten të shpërqendruar dhe të argëtuar, me njerëz të tjerë ose krejtësisht vetëm. Është e hëna juaj dhe zgjedhja juaj.
Reperi me origjinë shqiptare, Sin Boy, teksa po performonte “live” në profilin e tij TikTok është dhunuar në mënyr&e...
Pas dasmës së Ilnisës dhe Meritonit, në shtëpinë e BBV3 do të martohet një tjetër çift. Dyshja simpatike R...
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...