News 14 Janar 2022

20 rrugë në Tiranë me emrat e 20 grave që u vranë nga burrat vitin e kaluar

News

Një aksion mjaft simbolik dhe ndërgjegjësues është mbajtur mbrëmjen e djeshme nga aktivistët e Kolektivit Feminist në Tiranë.

Nëpër rrugët e kreqytetit janë vendosur emrat e grave të vrara nga dhuna patriarkale në Shqipëri, gjatë gjithë vitit të fundit.

“Në një shoqëri ku dhuna strukturore dhe patriarkale i shndërron gratë në viktima dhe burrat në kriminelë e ku krimi justifikohet e për të cilin vazhdimisht fajësohet viktima, reagimi masiv për një transformim rrënjësor është domosdoshmëri.

Mbi të gjitha, vrasja e grave dhe dhuna me bazë gjininë, nuk janë çështje private por shoqërore dhe politike. Për pasojë, adresimi i tyre meriton vëmendje gjithëpërfshirëse dhe akte konkrete institucionale që garantojnë drejtësi për viktimat; mbrojtje, siguri e mirëqenie për të mbijetuarat dhe politika sociale që parandalojnë dhunën dhe hapin rrugën për barazi e drejtësi shoqërore”, thuhet në reagim.

 

  •  

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor