Showbiz 14 Janar 2022

"Mori një thikë në dorë dhe na mbylli në dhomë", motra e Britney-t rrëfen kujtimet nga fëmijëria

Showbiz

Motra e Britney Spears, Jamie Lynn ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka folur për  marrëdhëniet e saj të tensionuara me këngëtaren e famshme. Ajo ka rrëfyer se në fëmijëri ziheshin shumë të dyja, por kujton një skenë në të cilën thotë se Britney-n e kishte kapur paniku dhe kishte marrë një thikë në dorë. Sipas saj, këngëtarja ishte mbyllur së bashku në një dhomë me të dhe kjo e ka frikësuar shumë.

Duke folur për Good Morning America, Jamie Lynn pretendoi se sjellja e këngëtares ndër vite ka qenë e  “të çrregullt dhe paranojake”. Motra e yllit të popit tha se ajo e do shumë këngëtaren por ka një keqkuptim në publik lidhur me mbikëqyrjen që babai i Britney kishte ndaj financave apo mjekimeve të saj.

"Kur u vendos kujdestaria, unë isha 17 vjeç, thuajse një fëmijë. Nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte dhe as nuk më interesonte. Por as tani nuk e kuptoj shumë mirë prandaj përderisa nuk kam qenë pjesë e kujdestarisë, nuk kam lidhje me të” tregoi ajo.

Megjithatë të afërm të këngëtares kanë deklaruar se deklaratat e së motrës bëhen pasi ajo dëshiron të shesë librin e saj “Things I Should Have Said”. Në nëntor, ylli i popit u “çlirua” nga kujdestaria 14-vjeçare e babait të saj, i cili kishte kontroll mbi jetën personale të këngëtares, karrierën dhe financat e saj.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor