Art Craft 10 Janar 2022

4 mënyra për të aromatizuar ambientet e shtëpisë me lëkurat e mollëve

Art Craft

Në një epokë në të cilën vigjilenca dhe respekti për mjedisin janë çështje të rëndësishme dhe kanë marrë përparësi kryesore, çdo gjest i vogël mund të bëjë diferencën. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të bëni dhe ju pjesën tuaj.

Mbetjet ushqimore janë një resurs i shkëlqyer për të ricikluar. Dhe një prej tyre është të aromatizoni ambientet e shtëpisë me lëkurat e mollës. Është diçka e thjeshtë dhe rezultati do t'ju pëlqejë   shumë. Përveç të tjerash, ju jepni edhe një kontribut 'green' për shoqërinë.

Deodorant i përgatitur vetë

Ju duhen vetëm pak përbërës:

-Lëkura molle

-Një shkop vanilje

-Një filxhan ujë të vakët

-Disa kokrra karafil

-Një lugë gjelle vodka

Në një enë qelqi vendosni lëkurat e mollëve, karafilat dhe shkopin e vaniljes.  Më pas shtoni përbërësit e lëngshëm. Përzieni gjithçka mirë dhe hidhini në një shishe spray. Me të spërkasni ambientin. Është një zgjidhje ekologjike dhe shumë ekonomike.

Bustina të parfumosura

Me bustinat e parfumosura mund të aromatizoni ambientet, dollapët, sirtaret dhe shumë hapësira të tjera të shtëpisë suaj. Mundet gjithashtu t'ua dhuroni miqve tuaj që janë të ndjeshëm ndaj Tokës dhe kauzave të mjedisit.  Ju duhen:

-Lëkura të thata molle

-Zarfa pëlhure

-Erëzat e preferuara

Thani lëkurat e mollës në termosifon ose në furrë (90 gradë për 1 orë dhe pastaj 70 gradë për dy orë të tjera). Më pas vendosini në qeset e pëlhurës bashkë me erëzat e preferuara që mund të jenë karafil, vanilje, livandë, shkopinj kanelle, etj.

Kurora aromatike

Përveç aromës së mrekullueshme, kurora të tilla, janë edhe një element shumë i këndshëm estetik, sidomos në periudhën e festave. Edhe në këtë rast, kryesore janë lëkurat e mollëve bashkë me:

-Spango

-Lëkura limoni

-Lëkura portokalli

-Gjethe dafine

-Dru të thatë

-Copa sapuni natyral

 

Potpourri me lëkura molle

Një tjetër mënyrë green për të parfumosur shtëpinë me lëkura molle, është krijimi i një potpourri. Duhen:

-Lëkura molle të thara

-Një enë qelqi

-Erëza të ndryshme që keni në shtëpi

Thani fillimisht lëkurat e mollëve dhe bashkojini në një enë qelqi me karafil, kanellë, vanilje, ose ndonjë aromë të tjetër të preferuar. Mund të shtoni edhe lëkura të thata limoni ose portokalli ose disa pika vaj esencial vaniljeje. Aroma është e mrekullueshme.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor