Femijet 8 Janar 2022

Këto festa mbaruan; Ju të rritur kujdes me fjalët dhe pasthirrmat që përdorni

Femijet

Nga Lira Gjika/Këto festa mbaruan. Ju të rritur, duhet të jeni të kujdesshëm me fjalët apo pasthirmat, që përdorni. Fëmijët, ju shohin, ju dëgjojnë dhe përpiqen, që edhe ata të bëjnë si ju, sepse ju jeni modeli i tyre dhe çdo gjë, që bëni ju, është vetëm e mirë, në sytë e fëmijës. Kështu, duke shprehur bezdinë e mbarimit të pushimeve dhe të festave, ju nxitni te fëmija bezdinë dhe përtesën. Bezdija dhe përtesa aktivizojnë boshllëkun. Boshllëku pengon te njeriu, krijimin e vazhdimësisë dhe ndërthurjen e ngjarjeve .

Po të mos tregoheni të vëmëndëshëm, ti tregoni fëmijës, që ashtu siç lodhemi nga puna lodhemi edhe nga festat, prandaj duhen alternuar, që të mund ti shijojmë të dyja. Aq më tepër, që festa të tjera kemi përpara për tu fëstuar. Kjo mënyrë të sjelluri shmang mërzinë dhe përtesën, që janë faktorët kryesorë të dështimit të njeriut në jetë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor