Aksesore
Kapësja e flokëve me dhëmbë nuk është një aksesor që mund ta mbajmë për të bërë punët e shtëpisë dhe për të larë fytyrën. Ka një mijë mënyra se si mund t'i dhurojmë vetes një look 'chic' me të dhe tendencat e momentit e konfirmojnë këtë. Shumë e përhapur tek vajzat e viteve 2000, ajo është rikthyer në skenë suksesshëm, që vitin e shkuar, duke zënë vend mes aksesorëve 'must have'. Ja çfarë sugjerojnë vajzat më me stil të rrjeteve sociale:
Një mënyrë për të mbledhur gjithë flokët
Një gjysmë kapje flokësh
Një stil ideal për flokët e shkurtër
Një stil kreativ
Stil i 'viteve 00'