Personazh 10 Dhjetor 2021

Tradita e lashtë arabe mbërrin në Shqipëri, njihuni me punimet unike të Erjadës që mund t'i dhuroni për festa

Personazh

Përgatiti nga Santana Çomora

Macramé vjen nga fjala arabe macrama dhe është përdorur fillimisht nga marinarët, të cilët shisnin ose shkëmbenin punimet e tyre në vendin ku ndalonin. Një teknikë shumë e lashtë, e cila pati shkëlqimin e saj rreth viteve 1800. Tashmë kjo lloj teknike ka një përdorim të gjerë në bizhuteri, dekore muri, mbulesa, perde, çanta dhe rripa. Për Erjada Selkon ose ndryshe Adën, ky pasion për këtë lloj punimesh nuk erdhi krejt papritur në jetën e saj. Kishte kohë që e mendonte dhe ja ku erdhi momenti i shumëpritur.

Për të realizuar këto punime, ajo përdor fije pambuku ose poliestër, 3 dhe 4 mm. Kjo varet nga madhësia dhe volumi i punimit. Teknikat kryesore janë “lark’s head knot”, “square knot” dhe “diagonal clove hitch knot”. “Lark’s head knot” është laku i fijes, i cili lidhet me materialin e “dytë” që mund të jetë fija me veten e saj, me shkopinj druri dhe me aksesorë të ndryshëm.

“Square knot” është lidhja e fijes duke përdorur dy anët e punimit dhe diagonal clove hitch knot është punimi i fijes duke krijuar nyje diagonale, që janë hapi i dytë i kësaj pune. Përdorimi i këtyre teknikave varet nga modeli që ajo krijon. Më pas ajo përdor edhe teknikën “spiral knot” që është derivati i square knot i punuar vetëm nga njëra anë.

Adës do t’i duheshin vetëm disa penj për të nisur një rrugëtim, të cilin më parë as që e dinte se e zotëronte. Eksperimentoi, provoi, krijoi, por asnjëherë nuk dështoi në realizimet e punëve të saj. Të gjithë këtë punë, ajo e realizon me shumë dashuri : që nga konceptimi, gjetja e materialeve (penjve, gurëve, drurëve natyrorë ) e deri tek realizimi i tyre.

 

Pothuajse, asnjëri model nuk është i ngjashëm me tjetrin, secili i punuar me kujdes deri në detajet më të vogla, me finesën dhe elegancën që i karakterizon këto lloj punimesh. Një nga punët e saja më të dashura janë perdet, një punë unike e plot pasion që e diferencon nga të tjerët dhe që po i jep më shumë dorë në realizim.

Ada do ta cilësonte tekniken “macramé” si arti që flet vetë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Macramè Art by Ada ???? (@fija_magjike)

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor