Astroliving 2 Dhjetor 2021

Horoskopi i muajit dhjetor: PESHORJA dhe AKREPI

Astroliving

Nga PAOLO FOX

PESHORJA: Në dhjetor duhet të përvishni mëngët, pasi yjet pa dyshim janë në favorin tuaj. Marsi ju favorizon pas datës 13 dhe Jupiteri me Saturnin do të luajnë një rol shumë interesant. Dy javët e para të muajit janë më të mirat, sidomos nëse keni ndër mend të bëni një propozim. Takimet e punës lërini pas datës 13 për të shmangur dyshimet që keni. Pas këtyre dy javëve plot punë, duhet t’i kushtoni kohë familjes dhe emocioneve tuaja. Nëse jeni tensionuar disi në ambientin profesional, mos harroni se i keni vetë frerët në dorë, nuk ju detyron askush të duroni. Gjatë kësaj periudhe duhet të tregoheni mendjehapur, që të shikoni ndryshime rrënjësore. Mos u bëni bisht qëllimeve kryesore. Kush nga ju ka si ashendent Peshoren, Ujorin apo Binjakët do të ketë të ardhura më të mëdha.

Yjet nuk do të dhurojnë shumë pasion këtë muaj, por kjo nuk do të thotë se dashuria do të mungojë. Çiftet do të përjetojnë debate, polemika, do të nxjerrin në pah inate të vjetra, por në marrëdhënie nuk ndryshon asgjë. Mos u fshihni pas fjalëve të kota, justifikimeve apo gënjeshtrave. Problemet në çift vijnë pikërisht se një nga ju nuk është treguar i sinqertë. Debatet do të kenë në thelb problemet financiare apo dhe çështje që lidhen me fëmijët. Mos përsëritni disa herë të njëjtat gabime duke u shtirur sikur nuk kuptoni. Qetësia juaj do të vihet në provë në datat 19 dhe 20. Marrëdhëniet në distancë e vuajnë shumë largësinë nga ana psikologjike. Mendoni më shumë për ndjenjat tuaja, për arsyet themelore të ekzistencës suaj. Takime të reja për beqarët, takime që do të lënë gjurmë. Mos hezitoni nga frika se mos gaboni.

Tanimë është e qartë se dy javët e para të dhjetorit do të jenë të çmendura. S’do të gjeni dy minuta qetësi, si në punë, ashtu edhe në familje. Shmangni debatet e kota, që të mos harxhoni energji që ju duhen për të tjera gjëra. Kujdes maksimal gjatë datave 10-12 dhjetor.

AKREPI: Ju është dashur pak kohë të gjeni rrugën e duhur, por duket se tani gjithçka është më e qartë. Jupiteri do t’ju favorizojë shumë pas datës 29. Problemet financiare nuk kanë munguar, por pak e nga pak do ta shikoni të ardhmen me më shumë besim. Gjithçka do të nisë me një lajm të rëndësishëm. Pikësynimet e reja ambicioze tanimë janë objektiva që duhen arritur. Këto dy vitet e fundit gjithçka ka ndryshuar me shpejtësi të madhe. Keni bërë restaurime në shtëpi, shpenzime për fëmijët, pra, jeni përballur më shumë me realitetin dhe tani s’e gënjeni më veten. Dhjetori është muaji i duhur për të blerë pajisje të reja pune nëse jeni profesionistë të pavarur.

Gjatë dhjetorit do të jeni më mirëkuptues ndaj partnerëve. Projektet në çift janë më të realizueshëm. Kush nga ju kërkon një dashuri të re, yjet janë pa dyshim në favorin tuaj. Me partnerin e duhur në krah, jeni duke menduar për një ndryshim radikal jetese, qoftë edhe një shpërngulje të mundur. Jupiteri në fundvit do t’ju bëjë më krijues. Nëse po mendoni për një fëmijë, kjo është periudha e duhur. Çiftet në krizë s’duhet të bllokohen nga histori që tanimë i përkasin së shkuarës. Planeti i fatit po ju dërgon mesazhe të drejtpërdrejta. Pikërisht Jupiteri do t’ju mbrojë edhe në muajt në vazhdim dhe do të keni mundësi të ndreqni gabimet. Mos harroni se keni të drejtë të dashuroni.

Në aspektin fizik dhe psikologjik do të ndiheni më mirë, sidomos gjatë fundit të muajit. Problematike do të jenë datat 8, 9, 15 dhe 22. Përpiquni të kaloni një fundvit të qetë. Terapitë që do të nisni tani do të japin menjëherë rezultate të mira.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor