Astroliving 2 Dhjetor 2021

Horoskopi i muajit dhjetor: LUANI dhe VIRGJËRESHA

Astroliving

Nga PAOLO FOX

LUANI: Viti do të mbyllet si jo më mirë për të lindurit e shenjës suaj, pasi Jupiteri nuk do të ndikojë më negativisht pas datës 29 dhjetor. Një armik më pak në qiellin tuaj. Sigurisht që kjo nuk do të thotë se problemet tuaja ligjore apo financiare do të zgjidhen sa hap e mbyll sytë. Ata që kanë kërkuar një kompensim apo një dëmshpërblim, do të marrin një lajm të mirë me fillimin e vitit. Pas datës 21, shumë pengesa do të zhduken si me magji në realizmin e projekteve tuaja. Instinkti juaj nuk ju ka lënë asnjëherë në baltë, ja përse idetë tuaja të reja do t’i përpunoni dhe realizoni sapo të hyjë viti tjetër.

Dielli dhe Mërkuri do t’ju ndihmojnë deri më datën 13, ndërsa më pas Marsi do të jetë më aktiv se kurrë. Nuk mund të themi se kjo do të jetë një periudhë e qetë. Bëni mirë të shmangni konfliktet me një ish-partner. Kush nga ju është ndarë në muajt e parë të vitit, tani kërkon vetëm qëndrueshmëri. Po beqarët? Jeni disi dyshues ndaj njohjeve të reja, sidomos pas ndarjes së fundit. Nëse një lidhje nuk funksionon, bëjani të qartë dhe pikë. Në janar do të merrni vendime përfundimtare.

Gjatë pjesës së parë të vitit bëni mirë të shmangni kompromiset dhe të bëni çka ju pëlqen më shumë. Viti i Ri do të sjellë energji të reja pozitive, do të keni dëshirë të argëtoheni apo të bëni ndonjë çmenduri. Pas një periudhe të lodhshme, keni të drejtë të ndiheni i dashur nga të tjerët.

VIRGJËRESHA: Gjatë dhjetorit nuk do të mbyllni dot të gjitha ato që keni në mendje.  Pas datës 12 do të mund të merrni vendime përfundimtare në lidhje me karrierën tuaj. Dhe pikërisht diku nga mesi i dhjetorit do të vijë edhe një përgjigje që e prisnit prej kohësh. Bëni kujdes me shpenzimet mes datave 19-31, pasi do ta lëshoni shumë dorën dhe jo vetëm për dhuratat festive. Gjysma e dytë e muajit do të jetë më e mirë, pasi Mërkuri nis një kalim të rëndësishëm pas datës 13, i cili do të sjellë më shumë mundësi në prag të vitit të ri. Nëse po planifikoni një sipërmarrje të re, konsultohuni me një ekspert të fushës për të vlerësuar situatë. Rezultatet do të jenë pozitive, por do të vijnë me vonesë.

Venusi do të konfirmojë dëshirën tuaj për të qartësuar ndjenjat. Ata që janë në dilemë mes dy dashurish, duhet të bëjnë zgjedhjen e tyre. Edhe ata që nuk kanë besim te partnerët, duhet t’ia thonë hapur. Zgjedhjet tuaja do të ndikohen pa dyshim nga Venusi dhe Mërkuri që ju vjen në ndihmë gjysmën e dytë të muajit. Atmosfera e festave do të shërbejë për t’u pajtuar, sidomos me disa familjarë që keni pasur probleme të hershme. Është e vërtetë që keni kapërcyer vështirësi të mëdha financiare në familje, por edhe 2022 do të sjellë shpenzime të paparashikuara për fëmijët apo për shtëpinë. Çiftet e konsoliduara nuk duhet të kenë frikë nga Jupiteri që kalon në shenjën tuaj pas datës 29. Ata që i kanë partnerët larg, duket se do të marrin një vendim përfundimtar. Shfrytëzoni festat për t’u afruar.

Në dhjetor do të keni më shumë kurajë, sidomos në datat 22 dhe 26. Do të kapërceni depresionin dhe melankolinë e nëntorit për t’u ndier më energjik dhe me dëshirën për të bërë më shumë gjëra.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor