Astroliving 2 Dhjetor 2021

Horoskopi i muajit dhjetor: DASHI dhe DEMI

Astroliving

Nga PAOLO FOX

DASHI: Mungesa e tolerancës që ju ka karakterizuar muajt e parë do t’i lërë vendin krijimtarisë dhe që prej datës 13 do të nisë një periudhë e bukur. Gjatë dy javëve të para të muajit, do të jetë Mërkuri dhe Dielli që do t’ju dhurojnë shumë energji. Nëse në këtë periudhë ju vjen një ofertë pune nga një kompani tjetër, ju këshilloj të nxitoni në marrjen e vendimeve. Në datat 4 dhe 5 do t’ju favorizojë edhe Hëna. Ky muaj do të jetë një muaj me ndryshime pozitive të mëdha. Përvishni mëngët, pasi pas datës 17 do të nisë një periudhë me forca bindëse. Nismat që do të ndërmerrni do t’ju japin shpresa për të ardhmen.

Venusi këtë muaj nuk ju favorizon si muajin e kaluar. Çiftet e martuara do të përpiqen të flasin më shtruar për të shmangur zënka të tjera dhe këtë periudhë të lodhshme në fushën e ndjenjave. A mungon vërtet dashuria apo problemet ekonomike dhe ato në punë po ndikojnë në marrëdhënie? Kjo e fundit, sidomos nëse është në vështirësi do të vihet në provë nga një faktor i jashtëm. Këshillat jo dhe aq të sinqerta nuk do t’jua lehtësojnë gjërat. Faza më e mirë e muajit do të nisë pas datës 13, kur Marsi do të kalojë në shenjën tuaj. Viti i Ri do të jetë i shkëlqyer për beqarët. Edhe pse takimet e dhjetorit nuk do të jenë shumë emocionuese, prapë diçka mund të arrihet. Të dielat e muajit do të shoqërohen nga debate të shumta, sidomos nëse partnerët jetojnë larg njëri-tjetrit fizikisht. Janari do të nisë më mirë në aspektin sentimental.

Problemet familjare dhe profesionale do t’ju tensionojnë, sidomos nëse keni lënë gjërat pezull që nga viti i kaluar. Ruani kontrollin e plotë gjatë të dielave të muajit për të shmangur debate të padobishme që do të shoqërojnë periudhën e festave.

DEMI: Nuk është diçka e vogël të kesh Jupiterin dhe Saturnin kundër. Nëse jeni larguar apo keni mbyllur një raport profesional, nuk kanë munguar pasigurisë dhe debatet. Profesionistët e pavarur apo sipërmarrësit kanë pasur probleme që prej vitit të kaluar dhe janë detyruar të shtrëngojnë mirë kuletën për t’i bërë ballë këtij realiteti të ri. E megjithatë, Jupiteri do të kalojë në shenjën tuaj prej janarit dhe me të do të vijë edhe qetësia. Të rinjtë do të marrin telefonata për oferta të reja pune. Saturni i ngadalëson disi gjërat me qetësinë që sjell, por nuk bllokon idetë, programet dhe projektet tuaja. Do të ndiheni disi të nervozuar rreth datës 22. Këto muajt e fundit kanë ndryshuar shumë gjëra, të cilave duhet t’u bëni ballë.

Do të keni më shumë besim në dashuri dhe uroj vërtet që çiftet në krizë apo që jetojnë larg njëri-tjetrit të kenë gjetur mirëkuptimin e duhur. Nëse jeni të ndarë, data 25 do të jetë shumë e mirë për njohje të reja falë Venusit dhe Hënës. Gjatë Vitit të Ri mund të lindë një emocion më shumë. Shumë nga ju do ta mbyllin vitin me dyshime për shtëpinë, shpenzimet apo blerjet që duan të bëjnë. Nga kjo situatë apatie do të dilni shumë shpejt. Kush është në kërkim të aventurave, nuk do t’i mungojnë rastet. Dielli do të kalojë në shenjën e Bricjapit më datë 21 dhe do t’u dhurojë pasion të gjitha shenjave.

Dy javët e para do të jenë nën ndikimin negativ të Marsit. Nuk mund të themi se yjet ju favorizojnë shumë këtë periudhë dhe ju japin forca, pasi që prej verës jeni në kërkim të qetësisë dhe doni të kapërceni problemet psikologjike. Muaji do të mbyllet më bukur falë Venusit dhe Mërkurit. Ditë më të mira do të vijnë, edhe pse gjithçka ndodh shumë ngadalë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor