A do mbetemi pa çokollatë? Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Është mjaft e zakonshme në Japoni të shohësh nëna që mbajnë foshnjat e tyre në krahë. Në fakt, ka të ngjarë që ju të shihni 4 nga 5 gra duke i mbajtur ato në shpinë.
Ka disa arsye përse ato zgjedhin këtë mënyrë për të rritur fëmijët:
1-Mbajtja e foshnjave në krahë është një traditë e vjetër.
Historikisht, foshnjat mbaheshin duke përdorur një "Onbuhimos" që përkthehet si "rrip për mbajtjen e shpinës". Ky litar për fëmijë është bërë prej pëlhure të butë me qëllim që nënat t'i mbajnë fëmijët në shpinë dhe t'i lënë ata të shikojnë mbi supe. Në atë kohë, nënat duhej t'i sillnin foshnjat e tyre me vete në punë dhe ishte mënyra më e përshtatshme për tu kujdesur për fëmijët.
2-Lidhja fizike mes nënës dhe fëmijës është shumë e rëndësishme.
Marrëdhënia nënë-fëmijë është e thellë, por thuhet se lidhja mes nënave japoneze dhe foshnjave të tyre është shumë e fortë. Dhe kjo sepse ata e vlerësojnë shumë lidhjen fizike. Ata ndajnë aktivitete me fëmijët e tyre që në moshë shumë të vogël dhe nuk e humbasin mundësinë për t'u afruar fizikisht.
3-Fëmijët që nuk rrinë në karrocë janë më të relaksuar, me rrahje zemre më të qetë.
Sipas një studimi që u krye në Japoni mbi 12 foshnja të shëndetshme. Është vërtetuar se foshnjat që rrinë në krahë me mamatë ndihen menjëherë të relaksuar me një ritëm më të ngadaltë të zemrës.
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Çiljeta ka dhënë më shumë detaje nga jeta e saj personale, ku dhe ka folur për fëmijët e saj. Këngëtarja ...