Showbiz 25 Nëntor 2021

E mori vesh në mënyrën më të keqe të mundshme, Wanda Nara tregon pse e fali bashkëshortin pasi e tradhtoi

Showbiz

Wanda Nara-Icardi ishte ndoshta “telenovela” që zgjati disa javë, por në fund pati një fund të lumtur. Bashkëshortja e sulmuesit të PSG ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë se si e zbuloi tradhtinë e Icardit me “China” Suarez.

“Ishim në piknik, vajzat po shëtisnin mbi kuaj. Unë po flisja me gruan që organizon festat tona në Paris. Ajo më kërkoi foton e vajzës së vogël, për të përgatitur diçka surprizuese për të. U kujtova se Mauro kishte një foto të bukur në celularin e tij. E hapa për t’ia nisur personit që po merrej me përgatitjet e ditëlindjes dhe aty lexova bisedën e tij me një grua shumë të famshme, që tashmë e njihni”-tregoi ajo.

E pyetur pse vendosi ta falë futbollistin argjentinas, modelja dhe blogger-ja e njohur tha: ”Folëm shumë, më tha të mendoja për familjen, që ishte gabimi më i madh i jetës së tij. E pashë në sy, ishim vetëm dhe besoj në pendimin e tij.  Çdo gjë në jetë ndodh për një arsye, e rëndësishme është dashuria. Të dy patëm mundësinë të zgjidhnim sërish njëri-tjetrin”, -përfundoi ajo.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor