Aktualitet 25 Nëntor 2021

Jo vetëm vaksina por edhe SUPER GREEN PASS, del “pasaporta” e re e Covid-19

Aktualitet

Në Itali ka dalë certifikata e gjelbër që do të pengojë të pavaksinuarit të hyjnë në bare, restorante, kinema, teatro dhe muzeume. Qeveria miratoi dje dekretin e ri anti-Covid. Dhe ka disa lajme të reja:

Për të shpëtuar Krishtlindjet dhe festat, kufizimeve janë vetëm për ata që nuk janë të vaksinuar. Bizneset nuk mund të mbyllen më. Dhe kështu qeveria miratoi dje dekretin e ri me anti-Covid.

Rregullat do të fillojnë nga data 6 dhjetor dhe do të zgjasin deri më 15 janar, edhe në zonat e bardha. Le të shohim konkretisht se çfarë është. Kjo certifikatë do të vlejë dhe për turistët, të cilët do të duhet ta paraqesin atë në pikat ekontrolleve që qeveria ka planifikuar të forcojë.

SUPER GREEN PASS, dhe kjo është risia e vërtetë, do të jetë e vlefshme edhe për udhëtimet në transportin publik lokal. Kjo leje është një çertifikatë e gjelbër e përforcuar që është në dorë të të vaksinuarve dhe të shëruarve nga Covid-19 dhe lejon më shumë liri në jetën shoqërore. Deri tani green pass kishte vetëm disa rregulla për vajtjen në shkolla ose në punë, por pas marrjes së vendimit të gjithë duhet të pajisen me SUPER GREEN PASS dhe gjithashtu me dozen e tretë të vaksinës, nëse duan të shkojnë në evente, grumbullime, lokale, kinema, restorante dhe kudo.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor