Showbiz 25 Nëntor 2021

Vjen në jetë vajza e tyre, Marina dhe Getoari bashkojnë emrat

Showbiz

Marina Vjollca ka sjellë në jetë vajzën e saj dhe të Getoarit, pagëzuar me emrin Marget. Marina dhe Getoari kanë bashkuar shkronjat e para të emrave të tyre për të thirrur të voglën, një variant gjithashtu i emrit me origjinë greke (Margaret) që do të thotë perlë.

Prindërit e rinj ende nuk kanë ndarë detaje nga emocionet e para të ardhjes në jetë të Marget, por Luana postoi një foto ku shkruante 'Ndjesia më e mirë në botë'.

Vetëm një ditë më parë, Marina postoi fotot e një seti shtatzënie me Luanën ku shkruante 'Tezja me mbesën'.

Ajo e ka kaluar pjesën më të madhe të shtatzënisë në aktivitete e duke punuar dhe vetëm një javë më parë ishte në prezantimin e spektaklit 'Klanifornia'.

 

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor