Marredhenia ne çift 24 Nëntor 2021

Afrodiziakët më të mirë i keni në kuzhinë, 4 erëzat që ndezin dëshirat në çift

Marredhenia ne çift

Fjala “afrodiziak” vjen nga emri i perëndeshës greke të dashurisë, Afërditës. Që në kohët e lashta, njeriu ua ka atribuuar stimulin seksual disa ushqimeve të caktuara. Aztekët e konsideronin kakaon si një nga përbërësit më afrodiziakë. Në një papirus egjiptian që daton rreth 1500 vjet para Krishtit është gjetur receta e një përzierjeje elementesh, që mendohet të ketë qenë afrodiziake. Por nuk ekziston asnjë provë shkencore që të vërtetojë se disa artikuj ushqimorë të veçantë mund të jenë stimulues seksualë. Megjithatë, disa artikuj ushqimorë me veti tonifikuese, vazodilatatore ose thjesht stimuluese kanë një efekt të drejtpërdrejtë apo të tërthortë mbi dëshirën ose performancën tonë seksuale. Ja disa erëza që mund t’ju ndezin pasionin.

Xhenxhefili është pa dyshim një nga afrodiziakët më të njohur, vetitë e tij vazodilatatore shkaktojnë një rritje të fluksit të gjakut drejt organeve gjenitale. Nuk është nevoja të shtojmë gjë tjetër.

Shafrani është konsideruar si një nga erëzat afrodiziake. Është përmbajtja e tij e lartë në fytosterol, një hormon vegjetal i veçantë, që shpjegon vetitë stimuluese të kësaj erëze.

Karafili është një afrodiziak tepër i fuqishëm, vetitë e të cilit janë zbuluar para shumë kohësh. Në shekullin XVII, herbalisti Anders Ridaholm, shkroi këtë këshillë: “Nëse një mashkull humbet burrërinë e tij, duhet të heqë dorë nga alkooli e ta zëvendësojë atë me qumësht të përzier me 5 gramë karafil; kjo do ta forcojë e do ta bëjë atë që ta dëshirojë sërish gruan e tij”.

Koriandri për shkak të përmbajtjes së fitoestrogjenëve, ka efekte stimuluese, veçanërisht te femrat. 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor