Astroliving 24 Nëntor 2021

Me siguri ju ka ndodhur të përballeni me arrogancën e këtyre 4 shenjave në jetë

Astroliving

Nëse shenja juaj është në këtë listë, kemi lajme jo të mira: ndoshta nuk jeni personi më i mirë që të tjerët të qëndrojnë me ju.

Dashi

Bëni kujdes nga zjarri që ju udhëheq së brendshmi, mund të djegë njerëzit që ju rrethojnë dhe veten tuaj. Të lindurit e Dashit mbajnë brenda vetes së tyre besimin që e kanë edhe shenjat e tjera të zjarrit, por me doza më të larta të vetëvlerësimit që ndonjëherë provokojnë përplasje në marrëdhënie.

Dashi heziton deri minutën e fundit të pranojë një gabim, këtë e dinë dhe ata vetë, ndaj nuk duhet të habiten nëse miqtë ose mikeshat që  nuk kanë marrë një falje të sinqertë prej tyre të largohen përgjithmonë nga ata.

Peshorja

Ky informacion mund të tronditë disa prej jush, por Peshoret e dinë dhe vetë se mund të jenë arrogante në disa rrethana. Janë diplomatë të mëdhenj, admirues të së bukurës dhe e bëjnë këtë në mënyrë të idealizuar, prandaj nëse mendojnë se kanë të drejtë, Peshoret humbasin mundësi të mëdha vetëm dhe vetëm sepse nuk e kanë përulësinë për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shigjetari

Fytyra e mikut të të gjithëve dhe spontanitetit të gjallë fsheh një të vërtetë jo dhe aq të këndshme për të lindurit e Shigjetarit: ata e konsiderojnë veten më të mirët në çdo gjë që bëjnë. Ju mund të mendoni se kjo ka anën e saj të mirë, vetëbesimin në veprimet e tyre, por nëse shkojnë shumë larg, Shigjetarët mund ta vënë veten në piedestal dhe të refuzojnë të mësojnë diçka nga ata që i rrethojnë. Një këshillë: Shigjetarë të dashur, përdoreni spontanitetin tuaj në takime për të dëgjuar më shumë dhe për të pretenduar më pak. Përulësi!

Ujori

Të mësuar të të tërheqin vëmendje për inovacionin e tyre mendor, Ujorët duhet gjithashtu të kenë kujdes për mënyrën se si i shfaqin qëndrimet e tyre, pasi e kanë zakon t'i shohin të tjerët si inferiorë. Një shenjë që evokon ndryshimin, Ujori mund të mos i kuptojë ata që preferojnë një rrugë tradicionale në jetë dhe i kritikon për këtë. Ndodh edhe sepse ata e shohin botën në mënyrë unike. Ujorët mendojnë se kushdo që ecën me këmbë në tokë është poshtë tyre.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor