Pastrimi 9 Nëntor 2021

Disa gjëra që kuptohen dhe mësohen vetëm KUR të jetoni vetëm

Pastrimi

E mbyllur në dhomën tuaj të gjumit, ju fantazoni për vite me radhë për momentin kur më në fund do të largoheni nga shtëpia e prindërve për t'u futur me kokë në jetën e të rriturve, e sigurt që do të jetë e mrekullueshme, ashtu siç librat, filmat dhe serialet televizive ju kanë bërë të besoni. Në fund, kjo ditë 'fatale' vjen vërtet dhe kuptoni se realiteti është shumë më pak vezullues nga sa pritej.

Ja disa gjëra që zbuloni nëse shkoni të jeni vetëm dhe (që shkatërrojnë fantazitë tuaja adoleshente).

1-Para se të shkoni të jetoni më vete, ndoshta nuk e keni menduar kurrë këtë çështje, por tani ka ardhur momenti të përballeni me realitetin: kur diçka përfundon, duhet ta blini përsëri pasi nuk zëvendësohet automatikisht siç mund të keni besuar gjithmonë. Vlen për gjithçka, nga kafeja tek detergjenti i rrobave, nga makaronat tek letrat higjenike.

2-Ndoshta preferoni t'u nënshtroheni metodave torturuese se sa të përballeni me një telefonatë, por tani jeni një adulte dhe nuk keni nga t'ia mbani. Ju është prishur bolieri? Nëse nuk duroni dot të bëni dush me ujë të ftohtë, jeni të detyruar të telefononi teknikun. Keni nevojë të rezervoni një vizitë mjekësore? Nuk mund t'i luteni mamit që ta bëjë këtë për ju. Ka ndonjë gabim në faturën e dritave? Epo, duhet ta zgjidhni vetë tek shërbimi i klientit.

3-Ndiheni sikur po ju ikën gjithë jeta duke larë enët? Epo, nuk është thjesht një përshtypje. Vetëm tani ju e kuptoni se mes mëngjesit, drekës darkës dhe minivakteve të ndryshme, nuk ka asnjë moment të ditës që lavapjata të jetë plotësisht bosh. Prandaj armatosuni  me sfungjerë, detërgjentë dhe shumë durim. Ndoshta keni menduar se pasi të ishit të lirë, të pavarur, pa orare dhe rregulla jeta juaj do të ishte një periudhë netësh me muzikë, alkool dhe argëtim deri në mëngjes. Në vend të kësaj kuptoni se netët më të mira janë ato kur mbaroni punën në një kohë të mirë, hani diçka të shijshme, vishni pizhamet dhe shikoni një film duke pirë një çaj bimor dhe duke ngrënë biskota.

4-Kur prindërit ju kërkonin të rregullonit shtratin në mëngjes, përgjigja juaj ishte: Ç'kuptim ka, kur në darkë do të shtrihem përsëri? Dhe ja ku jeni tani, të paafta për të rregulluar siç duhet këllëfin e dyshekut, çarçafët dhe për të drejtuar jastëkët. Por duhet ta bëni ashtu sikurse do ta shihni veten duke futur në dollap veshjet që keni  provuar para një takimi, apo duke pastruar nga lavamani njollat e pastës së dhëmbëve. Pra, të jetuarit vetëm ju transformon në atë çka nuk duronit dot kur ishit adoleshente.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor