Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Kjo recetë u përgatit nga Kokopisha
Një recetë tradicionale për zonën e Toskanës. Sigurisht që mund të modifikohet sipas shijes. Unë nuk e preferoj shumë të ëmbël, prandaj nuk i shtoj sheqer ose ëmbëlsues të tjerë. Mjaftohem me ëmbëlsinë që jep rrushi i thatë. Shija e vajit të ullirit dhe rozmarinës është unike.
Përbërësit: 250 g miell gështenje, 1 gotë e gjysmë ujë i vakët, 50 g stika pishe, 1/2 gotë me arra (të copëtuara dhe të kaluara pak në tigan sa për të marrë 1 faqe, 2-3 lugë gjelle vaj ulliri, 1 degëz rozmarinë ose 1 lugë gjelle rozmarinë e prerë imët), 1 gotë rrush i thatë (këshillohet t'i zhysni zhytur në ujë për 15 min) dhe pakëz kripë.
Përgatitja: Miellin e gështenjave e kalojmë në sitë dhe më pas shtojmë ujin e vakët. E përziejmë me lugë druri, deri sa të krijohet një masë homogjene. Shtojmë vajin e ullirit, rrushin e thatë, pakëz kripë dhe i përziejmë. Masën e hedhim në tavën e pjekjes. Shtojmë sipër stikat e pishës, arrat dhe rozmarinën. E pjekim në furrë të parangrohur në temp 190-200⁰C, për afërsisht 30-35 minuta. Shijon shumë me një gotë verë, netëve të ftohta të vjeshtës!
Shënim! Nëse e preferoni të ëmbël mund të shtoni pak sheqer
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...