Albano Bogdo : Vajzat më duan se jam i pasur, ndaj kam 4 vite single dhe mendoj se do qendroj beqar
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Mund të jetë e vështirë të besohet tani, por marka e njohur e të brendshmeve që ka dhe sfilatën më të njohur me supermodele Victoria's Secret në fakt është krijuar për burra. Ky është vetëm një shembull se si vija midis gjinive është shumë e hollë. Një produkt mund të përdoret nga kushdo, dhe nuk ka rëndësi se cili ka qenë qëllimi i tij fillestar.
Pecetat e menstruacioneve që sot përdoren për gratë fillimisht u krijuan nga Benjamin Franklin. Qëllimi kryesor ishte të ndihmonte në ndalimin e gjakderdhjes së ushtarëve të plagosur, dhe më vonë, infermieret filluan t'i përdorin ato si pecetaa menstruale sepse ishin absorbuese.
Takat e larta: Historia e takave të larta daton në Persinë e shekullit të pesëmbëdhjetë. Në fakt, ushtarët i vishnin për të ndihmuar veten në ngjitjen në kalë. Më vonë, emigrantët persë sollën takat e larta në Evropë dhe aristokratët meshkuj i vishnin ato si një mënyrë për tu dukur më të gjatë.
Kantieret ose bluzat e shkurtra: janë një veshje shumë e popullarizuar në mesin e grave në ditët e sotme. Përkundër kësaj, ato u krijuan fillimisht nga burrat, për burrat, si pjesë e modës së burrave për vite para se gratë të fillonin t'i vishnin ato. Personat që bënin palestër ose bodybuillding prisnin fundet e bluzave të tyre për të patur një veshje palestre pasi nuk lejoheshin të stërviteshin pa rroba.
Qëllimi fillestar i një çantë ishte të shërbente si një qese e vogël për para. Çanta të tilla të dorës ishin të njohura në mesin e burrave për shkak të funksionalitetit të tyre. Me kalimin e kohës, gratë filluan t'i mbanin këto qese gjithnjë, dhe kjo u bë një pjesë e modës.
Fillimisht, getat visheshin nga burrat dhe quheshin "çorape". Burrat evropianë i mbanin ato kur hipnin mbi kalë.
Një djalë i quajtur Raymond dikur u ndje jo mirë teksa blinte të brendshme për gruan e tij. Ky udhëtim e frymëzoi atë për të krijuar një vend ku burrat do të ndiheshin të relaksuar ndërsa blinin të brendshme femrash. Pra, objektivi i parë i dyqanit ishin burrat.
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...