Showbiz 13 Tetor 2021

Arbër Hajdari prezanton dashurinë e tij, Vlerën dhe planet për të lënë 'Fundjavë ndryshe'

Showbiz

Arbër Hajdari, i njohur si drejtues i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, së fundmi edhe si opinionist i “Big Brother Vip” gjatë ditëve të fundit ka rrëfyer të rejat që i kanë ndryshuar jetën. Ai ka prezantuar publikisht dashurinë e tij, Vlerën, vajzën bionde nga Kosova i ftuar në programin e Rudina Mgjistarit.

Arbri gjithashtu ka rrëfyer se do të heqë dorë nga drejtimi i fondacionit që drejton prej vitesh duke iu futur profesionit të tij në fushën e drejtësisë, për të cilin ka mbaruar dhe studimet.

“Për Drejtësi. Dhe ashtu siç vij nga familja ime, babain, vëllain, ndoshta do mendoj të krijojmë diçka me njëri- tjetrin. Dhe nuk dua të jem gjithmonë, përgjithmonë drejtuesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”. Unë do të jem gjithmonë aty për t’u kujdesur nëse kanë nevojë për mua. Por “Fundjava Ndryshe” së shpejti do të përgatitet të zgjedhë një drejtues apo drejtuese të re”, tregoi Hajdari.

Mirëpo, jo gjithçka mbaron me kaq pasi ai ka treguar se pas zyrtarizimit të lidhjes me Vlera Devollin, vajzën e një biznesmeni të njohur nga Kosova, jeta e tij ka tjetër vlerë.

 “Nuk isha nisur fare, as nuk isha në kërkim të një personi sepse totalisht i angazhuar në to punët e mia dhe unë që mendoja “po të gjej një njeri tani do më marrë më tepër kohë dhe nuk do të merrem dot me punën”, por Vlera është një nga gjërat më të bukura që ka ardhur në jetën time dhe ka ardhur në kohën e duhur, është nga ata njerëz që më jep energji, më mbështet në çdo projekt që kam dhe anasjelltas, edhe unë jam një përkrahës i saj. Pra mendoj që jemi një çift i mirë”, ka treguar ai. 

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor