Showbiz 13 Tetor 2021

Kjo është arsyeja përse Aurela Hoxha nuk publikon kurrë foto me partnerin

Showbiz

Lajmi se Aurela Hoxha ishte bërë mama për herë të parë na habiti të gjithëve, pasi ndryshe nga vajzat e tjera të showbiz-it shqiptar, modelja e njohur u kujdes të mos linte asnjë gjurmë në rrjetet sociale. Në Instagram-in e Aurelës gjeje vetëm foto me bikini nga pushimet, apo eventet e ndryshme, ndaj dyshimet u shtuan akoma më shumë se lajmi ishte "fake". Mirëpo kur bukuroshja shqiptare u shfaq me të birin në krah, nuk kishte më vend për dyshime.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Natën me Aulonën”, ajo ka folur rreth shtatzënisë, të birit, bashkëshortit dhe shumë detajeve nga jeta private. Aurela u shpreh se fitoi shumë peshë gjatë shtatzënisë dhe u rikthye në linjat e saj 3 muaj pas solli në jetë të birin, ndonëse nga postimet në rrjetet sociale dukej më në formë se kurrë.

Ndërkohë, e pyetur rreth partnerit dhe arsyes se pse nuk publikon foto me të, Aurela tha se nuk ndihet e detyruar ta bëjë këtë gjë. “Ka respektuar shumë zgjedhjet e mia dhe unë jam shumë e lumtur për këtë. Nuk mendoj se ka çifte që nuk ka zënka e probleme, por është një njeri që rrallëherë ndodhë që të më nervozojë. Edhe nëse e bën di të më qetësojë, është njeri shumë i mirë edhe ajo që vlerësoj më shumë është shpirti dhe mënyra si më bën të ndihem. Fakti që unë ndihem e plotësuar me të mjaton!”- përfundoi Aurela duke thënë se nuk do të flasë shumë rreth partnerit .

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor