Astroliving 11 Tetor 2021

Përgatituni për një javë aspak të qetë, ja cilat shenja do t'i kenë punët pisk gjatë datave 11-17 tetor

Astroliving

DASHI: Do të keni këtë javë zvarritje të punëve dhe të papritura. Pritshmëritë i keni të mëdha ndërkohë që në mendje keni plane të reja. Do të donit të ktheheshit pas në kohë dhe ndoshta të merrnit një vendim tjetër, pa gabuar  kësaj radhe. Në jetë duhen marrë përsipër rreziqe, që më pas ndryshimi të vijë. Çfarë iku i përket së kaluarës, tani është momenti që të ktheni faqe e të hapni një kapitull të ri. Në aspektin profesional është e këshillueshme që të mos lini asgjë pezull, kurse në sferën sentimentale mund të themi që disa prej jush po përjetojnë një gjendje amullie.

DEMI: Do të përballeni gjatë këtyre ditëve me një situatë intriguese. Një problem fizik do t’ju shqetësojë, prandaj mundohuni të mos lodheni shumë. Disa prej jush do të përjetojnë një gjendje mërzie. Do ta keni të vështirë të përqendroheni dhe ndonjëherë me zor do të ngriheni nga krevati. Kjo do të ndikojë në aktivitetin tuaj në punë dhe në shkollë. Kujdes edhe nga sëmundjet e stinës, që në këtë periudhë merren më lehtësisht. Mbani regjim të rreptë dhe dietë të mirë ushqimore.

BINJAKËT: Kujdesuni më shumë për shëndetin tuaj. Pas një periudhe ku dukej sikur asgjë nuk ecte, diçka ka filluar më në fund të lëvizë. Një familjari juaj mund të ketë probleme dhe ka nevojë për mbështetjen tuaj. Do të përballeni me situata problematike, por yjet ju këshillojnë të mos alarmoheni dhe të bëni durim. Me ndihmën e njerëzve të besuar, do të mund t’ia dilni mbanë. Problemet financiare po ju përndjekin dhe nuk dini ku të mbështeteni. Tani është koha të mendoni për një punë të dytë. Jeta do t’ju përballë me një person që keni kohë pa e takuar.

GAFORRJA: Nuk dini më si ta shtrëngoni rripin, edhe pse keni hequr dorë nga gjithçka dhe me zor arrini të mbyllni muajin. Këtë javë do të keni shpenzime edhe më të mëdha, por mos ia nxirrni inatin partnerit apo familjarëve. Tetori do të jetë muaji i ndryshimeve të mëdha. Diçka që ka lidhje me të ardhmen tuaj do të marrë më në fund drejtim. Dikujt mund të mos i vijë mirë, edhe pse ju jeni shumë të lumtur. Kjo është java e duhur për të përfunduar projektet që i keni nisur prej kohësh. Shikoni interesin tuaj, në mënyrë që t’ia dilni mbanë. Ka ardhur koha që të bëheni egoistë.

LUANI: Jeni altruistë dhe të ndjeshëm, prandaj shpeshherë jeni zhgënjyer. Gjeni kohë dhe kushtojini më shumë vetes suaj. Do të ndiheni konfuzë dhe do të keni mendime kontradiktore, prandaj uleni pak ritmin në këtë javë vendimtare për ju. Në dashuri jo gjithçka shkon mirë, por mos ia nxirrni inatin partnerit. Në familje mund të përjetoni një situatë të tensionuar. Yjet ju këshillojnë që të bëni kujdes në aspektin profesional dhe financiar. Në dhjetor do të keni shpenzime të mëdha, por pas këtij paralajmërimi keni mundësi të merrni masa.

VIRGJËRESHA: Ju pret një javë e zymtë, gjatë së cilës do të ndiheni të lodhur dhe apatikë. Ruhuni nga sëmundjet sezonale, nga të cilat jeni më të prekshëm tani. Prej disa kohësh gjërat nuk po ju ecin mirë si në aspektin sentimental, familjar apo ekonomik. Pikërisht ky i fundit duket se është shkaku i gjendjes suaj të keqe. Ka raste që për shkak të shpenzimeve të mëdha nuk dini ku të përplaseni. Yjet ju ftojnë që të ruani qetësinë dhe të përpiqeni të gjeni zgjidhje të tjera. Mos e lëshoni veten, sepse pas stuhisë do të dalë dielli.

PESHORJA: Një javë kampionësh për ata që do të marshojnë në drejtimin e duhur. Pas një periudhe të vështirë me ulje e ngritje, ku ju është dashur të përballeni me të papritura dhe jeni ndier të vetmuar, tashmë do të arrini të ngriheni më këmbë. Një person i afërt do t’ju shfaqë besnikërinë dhe dashurinë që ka për ju. Vjeshta ju bën melankolikë, por mundohuni t’i përkushtoheni projekteve që i keni zvarritur prej kohësh. Në familje kanë nevojë për ndihmën tuaj, prandaj mos ua kurseni atë. Keni nevojë për para dhe do të gjeni mënyrën për t’i siguruar ato. Shijojeni lidhjen me partnerin, sepse pasioni ju bën mirë për mendjen.

AKREPI: Kjo do të jetë një javë stresuese për ata që pëlqejnë ditët e ngrohta të verës. Do të ndiheni të rënduar, aq sa me zor do të ngriheni nga krevati. I ftohti jua ka mpakur fuqinë për të vepruar. Periudha e vështirë që po kalon vendi dhe problemet tuaja familjare ju bëjnë të ndiheni edhe më keq. Sido që të jetë, mos bini pre e pesimizmit, por përpiquni të reagoni. Çdo medalje ka dy anë, të mirën dhe të keqen. Ju takon juve të zgjidhni nga do të anoni. Lidhjet e krijuara në verë rrezikojnë të prishen dhe prandaj do të përjetoni një periudhë zënkash dhe dyshimesh. Yjet ju këshillojnë të tregoheni të duruar me fëmijët dhe të moshuarit në familje.

SHIGJETARI: Pas një vere plot gjallëri, ku adrenalina ishte në maksimum, vjeshta do t’ju duket e zbehtë. Në javën në vazhdim do të përjetoni ditë të mërzitshme, por nuk përjashtohen as ditët e bukura. Shfrytëzojeni këtë periudhë për ta lënë pas të shkuarën dhe jini të hapur ndaj së resë. Azhurnohuni në lidhje me gjithçka dhe mos u tregoni mendjembyllur, as mos paragjykoni askënd. Të qenët kureshtar ju mban gjallë. Do të takoheni me një person që ka interes të madh ndaj jush. Shumë shpejt do të zbuloni se për kë bëhet fjalë. Në kuzhinë fusni në punë fantazinë.

BRICJAPI: Do t’ju duhet t’i shtoni përpjekjet këtë javë, pasi Hënën do ta keni kundër. Do të jeni të acaruar dhe prandaj çdo debat do të përfundojë në sherr. Nëse është e mundur, numëroni deri në dhjetë përpara se të hapni gojën dhe mbajini për vete mendimet e këqija. Në sferën sentimentale dhe familjare do të përjetoni një situatë të tensionuar. Disa miqësi të krijuara gjatë pushimeve janë të destinuara të dështojnë. Të papritura të pakëndshme parashikohen në mjetet e transportit publik. Merrini gjërat me qetësi, pasi ju pret një vjeshtë e vështirë. Tani keni rastin të përfundoni një projekt që keni që nga vera që e zvarritni.

UJORI: Kjo do të jetë një javë e veçantë për ju, sepse planetët do të jenë të radhitur në anën tuaj. Një projekt juaji do të dalë më në fund në dritë dhe rezultatet nuk do të vonojnë të vijnë. Do të ishte ide e mirë që ta shfrytëzonit këtë javë për intervista pune dhe për t’u kujdesur më shumë për veten. Mëngjeseve do të ndiheni energjikë, kurse pasditeve të lodhur dhe me raste melankolikë. Merrini gjërat me qetësi dhe vendosni mirëqenien tuaj mbi gjithçka. Ndonjëherë mund të merrni ndonjë kritikë. Nëse bëhet fjalë për vërejtje konstruktive, vërjani veshin dhe përpiquni të përmirësoheni, në të kundërt vazhdoni rrugën tuaj të pashqetësuar nga njerëzit pesimistë e denigrues.

PESHQIT: Do të jeni këtë javë në humor shumë të keq. Në sytë e të tjerëve do të dukeni megalomanë dhe kjo do t’ju vendosë në pozita të këqija. Në punë tregohuni diskretë dhe mos pretendoni se dini më shumë se të tjerët. Një person i dashur ndihet i zhgënjyer nga sjellja juaj dhe nuk po arrin të pajtohet me ju. Pritet që të keni ndarje në familje, dikush mund të dalë më vete. Mendoni më shumë për veten pa pritur asgjë në këmbim nga të tjerët. Kush është i zoti, ia del mbanë. Shikoni përreth dhe mundohuni të kuptoni nëse jeni në rrugën e duhur, mbase do të vëreni diçka që ju ka shpëtuar prej kohësh.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor