Kujdesi per fytyren 5 Tetor 2021

Vera e kuqe nga dhëmbët mund të hiqet në disa mënyra, zgjidhni njërën prej tyre

Kujdesi per fytyren

Pavarësisht nëse i pastroni dhëmbët rregullisht, ndonjëherë ata nuk duken aq të ndritshëm sa do të dëshironit. Dhe kjo është krejtësisht normale!

Por shpesh mund të keni vëne re se kur konsumoni ndonjë pije të caktuar, si për shembull verë të kuqe, dhëmbët tuaj do të njollosen.

Për të parandaluar këtë fenomen, duke u bazuar në këshillat e ekspertëve njihuni me disa truke truke të thjeshta për të parandaluar njollosjen e dhëmbëve gjatë kohës që konsumoni verë.

Duke qenë se vera e kuqe tenton të qëndrojë në pllakat e formuara tek dhëmbët tuaj, këshillohet larja e dhëmbëve para se të konsumoni këtë pije. Konsumi i djathit bën që kalciumi të grumbullohet tek dhëmbët tuaj duke mbyllur mikro-poret në sipërfaqen e dhëmbëve tuaj.

Kjo gjë që e bën më të vështirë që vera të njollosë dhëmbët tuaj.

Një tjetër truk i zgjuar dhe befasues! Duke qenë se aciditeti i lartë tek vera e bardhë gërryen smaltin dhe mund të veprojë si një gërryes, kjo bën që vera e kuqe të njollosë më tepër dhëmbët tuaj. Prandaj bëni mirë që kur të filloni të pini verë, të konsumoni vetëm njërin prej llojeve.

Të konsumosh ujë me gaz midis gotave të verës, mund të parandalojë njollosjen e dhëmbëve tuaj.

Kjo sepse gazi ka aftësi të pastrojë njollat e verës tek dhëmbët.

Jepuni dhëmbëve tuaj një pastrim të plotë jo vetëm pas çdo vakti por edhe mbasi të keni konsumuar verë.

Përveç pastrimit të njollave, ju do të mbroni dhëmbët tuaj për një periudhë afatgjatë.

Ruajtja e pastërtisë së dhëmbëve dhe smaltit është e domosdoshme për të shmangur njollosjen. Kështu ju do të largoni çdo pllakë dhë gurëz që mund të jetë formuar.

Burimi: AgroWeb

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor