Shqiptarët nëpër botë 26 Gusht 2021

Anita Likmeta, shqiptarja që renditet si 1 nga 150 “Unstoppable Women” në inovacion në Itali

Shqiptarët nëpër botë

Nga: Santana Çomora

Anita Likmeta, sipërmarrëse italo-shqiptare, anëtare e Confindustria Italia dhe Assolombarda Itali si dhe anëtare e Dhomës Ekonomike të Gruas në Shqipëri, është vlerësuar si një nga 150 gratë më të fuqishme në inovacion në Itali.

Startupitalia ka publikuar listën me 150 profesionistet më të njohura të Italisë në fusha të ndryshme, mes të cilave është dhe 34- vjeçarja shqiptare.

Në këtë listë bëjnë pjesë emra të njohur të profesionisteve gra, si; artistë, krijues, sipërmarrës, menaxherë, themeleuese, aktiviste, studiuese që dallohen për atë që bëjnë.

Në artikullin e publikuar në Startupitalia, thuhet se këto gra të talentuara duhet të njihen dhe tu jepet zë.

Kliko këtu për linkun

“Si çdo gusht këtu është lista jonë e Grave të Pandalshme!

Për ata që ende nuk e dinë, Unstoppable Women është një projekt i lindur nga një listë prej 150 grave që duhet ndjekur në inovacion në Itali: themelues, menaxhere, aktiviste, studiuese që dallohen për atë që bëjnë.

Gratë ndërmarrëse, të guximshme, të talentuara, por mbi të gjitha punëtore të palodhshme, të cilat besojmë se mund të jenë një shembull për t’u ndjekur për shumë e shumë të rinj”, shkruan Startupitalia.

Po kush është Anita Likmeta?

Likmeta ka lindur në Durrës dhe është larguar drejt Italisë në vitin ’97 në moshën 11 vjeçare. Anita ka studiuar për filozofi në universitetin “La Sapienza” në Romë ndërsa vijon të punojë si gazetare në Huffington Post Italia.

Me një fokus në startup-et e teknologjisë dhe në fushën e modës ajo është përfshirë tërësisht në fushën e sipërmarrjes dhe inovacionit si sipërmarrëse në sektorin dixhital të startup-eve në Itali (per shembull CreationDose dhe Coderblock). Këtë frymë kërkon ta sjellë edhe në Shqipëri.

Përmes analizave e shkrimeve të saj në Huffington post Italia, Anita ka ndarë opinionet e saj mbi probleme të ndryshme të shoqërisë dhe politikbërjes në Shqipëri. Anita Likmeta është ambasadore të programit për Diasporën Connect Albania të Agjensisë së Kombeve të Bashkuara për Migracionin (IOM): program që i fton shqiptarët e Diasporës të bëhen agjentë zhvillimi të vendit të tyre.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor