Kujdesi per fytyren 5 Gusht 2021

Tartë me patëllxhanë dhe domate

Kujdesi per fytyren

Kjo recetë u përgatit nga Kokopisha

Përbërësit:
1 petë sfoljatë
1 patëllxhan mesatar
2-3 domate
Pak djathë që shkrin (unë përdora mix)
2 thelpij hudhër
Vaj ulliri
Kripë dhe piper
Rigon

Pregatitja:
1. Në një tqs bashkojmë vajin e ullirit me kripën, piperin dhe rigonin. Shtojmë hudhrat e shtypura ose të prera imët
2. Presim patëllxhanët në rrathë me trashësi rreth 1 cm
3. Me ndihmën e një furçe i lyejmë patëllxhanët nga të dy anët me vajin e aromatizuar dhe i pjekim në furrë për 10 minuta. Furrën e ngrohim paraprakisht në temperaturë 200⁰C
4. Hapim petën. Pjesën e brendshme e shpojmë me pirun. Shtrojmë sipër patëllxhabët e pjekur. Mbi patëllxhanë shtojmë djathë dhe në fund fetat e domateve të prera
5. Mbledhim anët e petës. Vajin e aromatizuar që ka mbetur e shtojmë sipër tartës e më pas e pjekim në furrë deri sa të marrë një ngjyrë të artëm afërsisht 20 minuta.

P.s: Mund të shtojmë sipër disa fleta borziloku (që unë nuk i kisha), por edhe pa to bëhet po aq e mirë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor